Meta takon zv/sekretaren e DASH: Duhet të synojmë, që sa më shumë studentë shqiptarë të arsimohen e edukohen në SHBA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar ditën e sotme një takim me zv/sekretaren e Departamentit Amerikan të Shtetit për Arsimin dhe Kulturën, znj.Maria Royce.

Nëpërmjet një statusi në facebook Meta u shpreh që duhet të synojmë që sa më shumë studentë shqiptarë të arsimohen e edukohen në SHBA.

Vlerësova rëndësinë që ka vizita e saj për të konsoliduar e forcuar më tej marrëdhëniet tona në fushën e arsimit dhe të kulturës. Duhet të synojmë, që sa më shumë studentë shqiptarë të arsimohen e edukohen në SHBA, por njëkohësisht, edhe krijimin e kushteve që ata të kthehen në vendin e tyre, për t’u bërë liderët e ardhshëm të tij”, ka shkruar Meta në facebook.

Më tej Meta ka shkruar që bashkëpunimi në fushat e arsimit dhe të kulturës ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA do t’i shërbejë së ardhmes të vendit tonë.

Pak më herët Maria Royce zhvilloi një takim me kryeministrin Rama./Jo.Be/Fjala.al

Të fundit

Dita e Shën Valentinit: historia, kuriozitetet dhe traditat e festës së të dashuruarve

Dita e Shën Valentinit njihet botërisht si festa e të dashuruarve , e cila festohet çdo vit më 14 shkurt . Por...

Rama ironizon Berishën: Bufi i Kënetës është një plaçkitës folesh

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar kryetarin e PD, Sali Berishën, përmes një video të publikuar në rrjetet sociale. Ai e konsideron Berishën ‘Buf Kënete’...

Propozimi i veçantë për Shën Valentin në Fier, e reja thotë ‘Po’ mes duartrokitjeve

Një propozim i pazakontë për martesë ka ndodhur disa minuta më parë në qendër të Fierit. Mes dekorit të veçantë për Ditën e Shën Valentinit,...

Kush po e “vret” drejtësinë e re ?

Nga ARTUR AJAZI Drejtësia e re, e ka nisur udhën e saj 5 vite më parë. E nisi mbarë, pasi SHBA dhe BE, i vuri...

Arrestimi nga SPAK, Veliaj reagon nga paraburgimi i Durrësit

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar sërish nga qelia për akuzat ndaj tij dhe bashkëshortes. Postimi i plotë i Erion Veliajt Unë i mirëkuptoj të gjithë ata...

Lajme të tjera

Web TV