Debati për inceneratorin/ Bashkia Elbasan: Ka prodhuar energji që në vitin 2017

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkia e Elbasanit ka reaguar për debatet e ngritura mbi inceneratorin e këtij vendi duke thënë se ai është në punë që prej vitit 2017 duke prodhuar energji elektrike të mjaftueshme për veten dhe për ta dërguar në rrjet.

Në reagim thuhet se Bashkia nuk e ka marrë në dorëzim sepse në kontratë është parashikuar që kjo të ndodhë në vitin 2021, pas pas më shumë se një viti

“Nisur nga disa spekullime skandaloze politike dhe mediatike, në lidhje me funksionimin e Impiantit të Përpunimit të Mbetjeve Urbane në qytetin e Elbasanit, Bashkia e Elbasanit sqaron opinionin publik se prej Shkurtit të vitit 2016 ky impiant nisi operimin në Elbasan ndërsa incenerimi nisi në vitin 2017, prej asaj kohe funksionon normalisht çdo ditë. Që prej kësaj kohe Bashkia e Elbasanit depoziton mbetjet urbane në këtë incenerator pa pagesë, në bazë të marrëveshjes së nënshkruar mes Ministrisë së Mjedisit dhe Albtek Energy. Që prej kësaj date impianti ka funksionuar normalisht dhe prej incenerimit të mbetjeve është prodhuar energji.

Energjia e prodhuar përdoret  për nevojat e vetë këtij impianti ndërsa teprica hidhet në rrjet. Në bazë të kontratës shoqëria Albtek Energy, menaxhon impiantin e përpunimit të mbetjeve urbane deri në datë 16.12.2021, më pas ky incenerator do të merret në dorëzim nga Bashkia e Elbasanit. Pra, jemi më shumë se një vit para nga marrja në dorëzim e objektit. Në qershor të vitit 2021 (6 muaj para) Bashkia e Elbasanit do të nisë procedurat për marrjen në dorëzim të tij.”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Bashkisë.

Gjithashtu, Bashkia njofton se edhe bashki të tjera kanë nënshkruar kontratë për të depozituar mbetjet e tyre në këtë incenerator.

“Impianti i Përpunimit të Mbetjeve Urbane ka një kapacitet ditor të përpunimit të mbetjeve 120 tonë. Aktualisht Bashkia e Elbasanit depoziton jo më shumë se 80 tonë në ditë. Për këtë arsye, por edhe për të zgjidhur problemin e ndotjes në qark, bashki të tjera kanë nënshkruar kontratë dhe aktualisht depozitojnë mbetjet e tyre në këtë incenerator. Bashkia e Cerrikut, Bashkia e Belshit dhe Bashkia e Librazhdit tashmë depozitojnë mbetjet e tyre në inceneratorin e Elbasanit. Ky incenerator, fjala e fundit e teknologjisë është i pari në Shqipëri dhe Bashkia e Elbasanit vlerëson vendimin e qeverisë dhe Ministrisë së Mjedisit që ky investim shumë i madh dhe i domosdoshëm të vinte në Elbasan. Problemi i mbetjeve urbane ka qenë një gangrenë e këtij qyteti dhe më në fund prej 3 vitesh  Elbasani merr frymë lirisht. Bashkia e Elbasanit përmes Inspektoriatit të Mjedisit kryen inspektime të herë pas hershme në këtë incenerator për të parë mirëfunksionimin e tij. 

Bashkia e Elbasanit, por jemi të bindur që edhe kompania, janë të hapur për të gjithë skeptikët, por edhe për çdo qytetar që ka kuriozitet, të shkojnë të vizitojnë ambientet e këtij impianti, të shohim funksionimin e tij, por edhe emetimet në mjedis. Kujtojmë se edhe më mosbesuesit (në kohën që do të ndërtohej ky impiant) tashmë janë bindur se kjo ishte zgjidhja më e mirë e mundshme dhe pa ndotje për mjedisin. Kompania ka një vetmonitorim 24 orë nga kompania prestigjoze Siemens, të dokumentuar për emetimet mjedisore, por gjithashtu kontrollohet nga institucionet përkatëse”, njofton Bashkia.

Lexo edhe :  Jo vetëm Venecia: Lumi bëhet i gjelbër edhe në Çikago, por ndodh në ditën e Shën Patrikut

Debati për inceneratorët ka nisur kur kreu i PD Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama se dëshiron të vendosë në krye të Durrësit deputeten Milva Ikonomi, me qëllim, nënshkrimin e koncensionit për inceneratorët, që kap shumën e 100 milionë eurove.

 

Pa.Va/Fjala.al

 

Të fundit

Leipzig triumfon ndaj Frankfurt dhe fiton Kupën e Gjermanisë në vitin e dytë radhazi

Leizpigu për të dytin vit radhazi fitues i Kupës së Gjermanisë. Klubi gjerman në pronësi të markës së famshme...

Basha: U tërhoqa se nuk doja luftë, PD do të bëjë ndryshimin me mbështetjen e SHBA

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me të rinjtë në Lezhë, ku është shprehur se tërheqja e tij nga politika, u bë...

Aksidenti në Rrëshen, shkon në 7 numri i të plagosurve, mes tyre 3 fëmijë

Është rritur numri i të plagosurve nga aksidenti i rëndë i regjistruar mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit në zonën e Rrëshenit ku...

Rrëzohet te Mali i Robit, humb jetën turistja polake

Një shtetase polake 83-vjeçare në afërsi të një hoteli në Kavajë është rrezuar aksidentalisht në trotuar dhe për pasojë ka humbur jetën. Pas rrëzimit në...

Tjetër “divorc” tek Los Blancos, Hazard do të largohet nga klubi në fundin e këtij sezoni

Në një ditë me lamtumirë “yjesh”, surpriza vjen nga Spanja: Eden Hazard largohet nga Reali i Madridit. Marco Asensio ishte i pari, më pas...

Lajme të tjera

Web TV