Rekord i ri i të infektuarve me Covid-19 në vendin tonë, humbin jetën 4 persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

289 të infektuar dhe 4 viktima nga Covid-19 në vendin tonë në 24 orët e fundit. Një shifër alarmante për të gjithë. Ministria e Shëndetësisë njofton se janë kryer 1402 testime.

Por ka dhe lajme të mira, Ministria e Shëndetësisë njofton se janë shëruar 93 qytetarë, duke e çuar në 9957 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Ndërkohë për personat që kanë humbur jetën është një i ri 37-vjeçar nga Korça pa sëmundje bashkëshoqëruese, një 52-vjeçare nga Mirdita, një 81-vjeçar nga Tirana dhe një 85-vjeçar nga Fier.

Me virusin e frikshëm deri tani në vendin tonë janë infektuar 16501 persona.  Por, s’duhet harruar se 9957 pacientë e kanë mposhtur virusin në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë.  Deri tani, fatkeqësisht kanë humbur jetën 443 persona që ishin të infektuar me Covid-19.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Thuajse të gjithë po e lexojnë gabim takimin e Ramës!

Nga Alban Daci Disa e quajnë takim elektoral me patronazhitë që ndoshta është edhe e vërtetë! Disa thonë se Rama e...

Shkëmbimet tregtare / Ja ç’po ndodh me eksportet e vendit tonë në 5 vitet e fundit

Mallrat “Made In Albania” që shiten në Greqi janë dyfishur përgjatë 5 viteve të fundit. Të dhënat e Instat tregojnë se gjatë vitit 2023...

Mrekullia e mjekësisë italiane/ Rindërtojnë zemrën e palestinezes 13 muajshe

Mjekësia italiane ka dëshmuar dhe një herë aftësitë mrekullibërëse të saj dhe profesionalizmin e lartë. Kësaj radhe, në spitalin Gaslini në Genova, ka rritur të...

Nga sot, opozita duhet të thotë ‘shyqyr që s’votojnë emigrantët’

Nga Ardit Rada Një lukuni fyerjesh janë lëshuar sot në drejtim të shqiptarëve qe mbushën sallën e “Christmas Theatre” në Athinë, teksa mbërrinte qeveria shqiptare....

Rama pas takimit me emigrantët/ Shfaqëm dëshirën për të hapur kapitull të ri me Greqinë

Shqipëria dhe Greqia të bëjnë për popujt e tyre atë që popujt kanë bërë për njëri tjetrin përgjatë historisë. Me këtë mesazh e mbyll...

Lajme të tjera

Web TV