Butrint Imerit i kanë publikuar këngën e re pa lejen e tij. Në rrjetin social Youtube është duke qarkulluar kënga e re e Burtintit e titulluar ‘Gjeje’.
Kënga është në versionin audio dhe nuk dihet se si kjo këngë ka dalë nga studioja dhe është shpërndarë pa lejen e tij.
https://www.youtube.com/watch?v=EKom8lG6siU&feature=emb_title
Ndërkohë vetë këngëtari nuk ka reaguar rreth kësaj situate, por fansat e tij kanë komentuar në kanalin ku kënga është publikuar duke e dënuar këtë veprim./RE.Gu/Fjala.al