Kosovë/Paralajmëroi mbyllje totale, kryeministri Hoti kërcënohet me vdekje: Provo mbylle vendin…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Hoti përmes një postimi në rrjetet sociale tha se institucionet po bëjnë të gjitha veprimet e nevojshme, por na duhet kujdes maksimal dhe solidaritet i plotë për të evituar mbylljen totale, e kjo deklaratë ka irrituar një qytetar.

R.H në një medium që e ka shpërndarë lajmin e kryeministritHotit, ka thënë: “Un jam qaj i Pari që ka me ardh midis qeveris me ta shti flaken me ta q… at gjak Mutit qe ki maje men ko mu ba Kurban i shqiptarve provo mbylle venin“.

Kryeministri i Kosovës, Avduallah Hoti përmes një postimi në Facebook ka kërkuar nga qytetarët kujdes maksimal që të evitohet mbyllja totale.

Hoti ka treguar se cilat masa kanë marrë institucionet shëndetësore në lidhje me valën e dytë të pandemisë.

Pas postimit  të  kryeministrit , një qytetar ka  reaguar i irrituar Sot, duke arritur madje edhe deri në kërcënim

Postimi i plotë i Avdullah Hotit:

Kujdes maksimal për ta përballuar valën e dytë të covid-19

Evropa tanimë është përfshirë nga vala e dytë e pandemisë nga covid-19. Në Kosovë, shifrat e të prekurve nga dje janë bërë treshifrore, ndërkaq numri i të prekurve brenda 24 orëve është dyfish më i lartë se numri i të shëruarve.

Institucionet tona po bëjnë të gjitha veprimet e nevojshme, por na duhet kujdes maksimal dhe solidaritet i plotë për të evituar mbylljen totale:
1. SHSKUK ka planin për aktivizim të shtretërve shtesë në Prishtinë dhe në spitale regjionale, si dhe është bërë plani për ri-shpërndarjen e stafit mjekësor sipas nevojës.
2. Janë rritur kapacitetet testuese, duke mundësuar që pothuajse të gjithë ata që kanë nevojë për testim të testohen brenda ditës, dhe testimi së shpejti do të decentralizohet në regjione.
3. IKSHPK ka ngritur struktura rajonale të inteligjencës për të identifikuar vatrat infektive.
4. Në shkolla ka kontroll të shtuar.
5. Po rishikohen lista e vendeve me rrezik për të ndaluar udhëtimin nga ato vende, gjithmonë duke u bazuar në protokollet përkatëse.
6. Janë aktivizuar inspektoratet përkatëse për të mbikëqyrë zbatimin e masave.
7. Në baza të rregullta javore po koordinohemi me partnerët ndërkombëtarë që janë duke na mbështetur në përballimin e situatës.

Lexo edhe :  Votimi për shkarkimin e kryetarëve të komunave në veri, pjesëmarrje shumë e ulët

Por, na duhet të tregojmë kujdes maksimal në punë, në shkollë, në biznes, në rrugë dhe në çdo aktivitet ku ka grumbullim të njerëzve. Duhet të kemi mirëkuptim për të evituar të gjitha tubimet publike të çfarëdo natyre, ashtu siç rekomandohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK.

 

 

Të fundit

Burimet ujore në Shqipëri/ Balluku: Në fokus trajtimi i ujërave të ndotura në bregdet

Shqipëria është e angazhuar në mbrojtjen e burimeve ujore. Zëvendëskryministrja Belinda Balluku mbajti fjalën në forumin e menaxhimit të...

Mori parfumin në aeroport dhe iku pa paguar, kush është deputeti “skifter”

Një hetim prokurorial Prokuroria italiane ka nisur hetimet për deputetin italian dhe ish-ministrin e Drejtësisë, Piero Fassino, i cili dyshohet se tentoi të vidhte...

‘Çmenden’ ndjekësit, ja kush është banorja e BBV që kryeson këtë javë në ‘Instagram’

“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj....

Qatip Osmani reagon pas shkarkimit: “Vendim i papritur, largohem me kokën lart

Trajneri Qatip Osmani, i cili u largua nga drejtimi i Vllaznisë mbrëmjen e së enjtes, ka reaguar përmes një deklarate të shpërndarë për mediat,...

Shpërndau lajme të rreme, arrestohet gazetari i Forbes në Rusi

Një gazetar i Forbes është arrestuar në Rusi për “përhapjen e lajmeve të rreme për Forcat e Armatosura”. Bëhet fjalë Sergei Mingazov, sipas asaj...

Lajme të tjera

Web TV