Shpërndau lajme të rreme, arrestohet gazetari i Forbes në Rusi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një gazetar i Forbes është arrestuar në Rusi për “përhapjen e lajmeve të rreme për Forcat e Armatosura”. Bëhet fjalë Sergei Mingazov, sipas asaj që raportojnë gazetat Rbk dhe Meduza.

Avokati i Mingazov, Konstantin Bubon, tha se klienti i tij akuzohet se ka shpërndarë një postim në kanalin e tij Telegram, “Khabarovskaya Mingazeta”, në lidhje me zbulimin e varrezave masive në vitin 2022 në Bucha, Ukrainë.

Gazetari tani është arrestuar në qytetin Khabarovsk, në Lindjen e Largët Ruse. Mingazov ka bashkëpunuar më parë me Vedomosti ( Ведомости ), e përditshmja e dytë më e madhe e biznesit në Rusi, dhe ka punuar gjithashtu si korrespondent për agjencinë Tass në Khabarovsk./kb

Të fundit

S’pranoi rekursin, Kushtetuesja zbardh vendimin për Belerin: Ezauro gjykatat e tjera

Fredi Beleri duhet të kishte shteruar të gjitha mjetet juridike para se t’i drejtohej Gjykatës Kushtetuese. Ky ka qenë...

Destinacioni i turistëve, Gramshi çel sezonin turistik! Qytetarët festë me këngë e valle

Bashkia e Gramshit çel sezonin turistik. Këngë, valle dhe gatime tradicionale janë organizuar në Liqenin e Dushkut, ku mijëra qytetarë kanë ardhur me familjen...

Orari më i mirë për të konsumuar darkën

Lufta për të mbajtur një peshë të shëndetshme rritet me moshën, pasi metabolizmi ynë ngadalësohet dhe gjërat duket se nuk funksionojnë si më parë....

Tirana nis përgatitjet për “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut”

Tirana ka nisur përgatitjet për vitin 2025, kur bashkë me Aleksandrinë, do të mbajë titullin “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut”. Kryetari i Bashkisë së...

Gratë apo burrat, cilët bëjnë gjumë më të mirë

Duket se problemet me cilësinë e gjumit kanë më shumë lidhje me gratë se sa me burrat, kjo sipas studimeve që kanë bërë së...

Lajme të tjera

Web TV