“Maska ul mundësinë e depërtimit të virusit”, prof. Kalo mesazh qytetarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në rubrikën e pyetjeve të ngritura nga qytetarët për vendimin e mbajtjes së maskave mbrojtëse në të gjitha ambientet, ka publikuar mesazhin e doktorit të njohur Prof. Tritan Kalo.

Ai thotë se një nga mënyrat për të pakësuar rrezikun e infeksionit është mbajtja e një maske ose e një mbulesë për hundën dhe gojën.

“Problemi është për të mbyllur mundësinë e përhapjes së infeksionit në popullatë. Dhe një nga këto mënyra për të mbyllur, ose për të pakësuar rrezikun e infeksionit, është pikërisht mbyllja e hyrjes së mikroorganizmit që quhet Sars-Cov 2 në rrugët tona të sipërme respiratore dhe mbajtja e një maske ose një mbulese të këtyre vijave për të pakësuar sasinë e depërtimit të virusit në organizmin tonë”, thotë Kalo në mesazhin e tij.

Prof. Kalo ndërsa thekson se është më e lehtë të parandalojmë se sa të kurojmë këshillon që maska nuk duhet të mbulojë mjekrën, por dy vrimat hyrëse të ajrit, siç është hunda dhe goja./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Paraqitet në SPAK ish-rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule

Është paraqitur sot (11 qershor) në Prokurorinë e Posaçme ish-rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule. Siç shihet edhe në...

Sekuestrohet 3,4 tonë kokainë e fshehur te frutat

Autoritetet kostarikane kanë zbuluar dhe sekuestruar 3450 kilogramë kokainë të fshehur brenda një kontejneri me fruta të freskëta, që ishte destinuar për tregjet evropiane....

Njeriu që zgjodhi lirinë

1.Dyzet vjet më vonë Bujar Bukoshit i përsëriteshin në formë rituale dy pamje që përbënin pothuajse një të vetme. E para ishte ajo e...

Tragjike/ Mbytet në lumin Shkumbin fëmija 6-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku një 6-vjeçar është gjetur i pajetë buzë lumit Shkumbin. Sipas informacioneve, trupi i të miturit u...

Përse (nuk) duhet të ikë Berisha ?

Nga ARTUR  AJAZI Nuk ë kuptoj, pse të gjithë pas humbjes së 11 Majit, ijanë sulur Sali Berishës. Thonë “duhet të ikë Berisha, pse nuk...

Lajme të tjera

Web TV