Shkumbini jo më i rrezikshëm për tokat e Shushicës/ Balla: Ka qenë angazhim i përhershëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Shushicë të Elbasanit është duke përfunduar faza e dytë e investimit në prita lumore për mbrojtje nga lumi Shkumbin. Janë 18 prita lumore të cilat garantojnë mbrojtjen e 100 hektarë tokë bujqësore dhe 150 hektarë pyje. Një investim i tillë nuk ishte parë për më shumë se 50 vite dhe prej shumë kohësh kërkohej nga banorët.

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Elbasanin Taulant Balla, Kryetari i Bashkisë Gledian Llatja, Prefekti i Qarkut Klevis Xhoxhi, deputeti Arben Kamami inspektuan vijimin e punimeve.

Balla kërkoi nga bashkia të bëhet gati projekti dhe një investim i tillë të kryhet edhe në zonën e Labinotit Fushë.

“Ky është një investim shumë i madh. Për ne ka qenë një angazhim i përhershëm për ta mbrojtur këtë zonë nga lumi Shkumin, jo vetëm tokën bujqësore, por edhe pyjet. Këtu askush nuk investonte sepse investimi rrezikohej. Qëllimi është ta vazhdojnë këtë punë përgjatë gjithë pjesës së poshtme të Shkumbinit. Kemi edhe një kërkesë nga banorët e Labinotit, edhe aty nevojitet ndërhyrje. Me këto investime përfitojmë, jo vetëm sipërfaqe toke, por edhe vende pune e zhvillim. Shkumbini mbetet një lumë i paparashikueshëm” deklaroi Balla.

Ndërsa Kryetari i Bashkisë Llatja nga ana tjetër theksoi se një investim i tillë do të kryhet edhe në zonën e Krastës, edhe aty një zonë e rrezikuar nga përmbytjet.

“Faza e parë përfshiu pritat lumore në fshatin Polis, tashmë puna po vazhdon në fshatin Shushicë. Janë 18 prita lumore, 100 ha tokë që mbrohen nga këto prita. Është një investim shumë i kërkuar nga banorët. Vjet përfunduam fazën e parë dhe tashmë jemi në fazën e dytë. Një fazë e tretë do të kërkohet në zonën e Krastës në një pritë rreth 1.7 km. Tashmë punimet janë në masën 80% dhe kanë dalë nga shtrati i lumit, pra reshjet e shiut nuk pengojnë vijimin e punimeve”, tha Llatja

Lexo edhe :  Si u financua mitingu në Athinë, ku u gjetën paratë? Deputetja e PS zbulon detajet

https://www.facebook.com/watch/?v=339046974052179

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Sot protesta e opozitës, Meta kujton Dritëro Agollin: Një agim i ri po lind!

Teksa sot mbahet protesta e opozitës, presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kujtuar Dritëro Agollin. Përmes një mesazhi,...

Monedhat e huaja nuk dalin nga “humnera”/ Kursi i këmbimit, 14 maj 2024

Sot, më 14 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 92.8 lekë dhe shitet 93.7 lekë. Euro sot blihet me 100.1 lekë, ndërsa...

Mos harroni çadrat/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Vendi ynë parashikohet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarkun Korçë, ndërsa në qarqet...

Sa operacione cezariane mund të përballojë një grua për lindjen e fëmijëve?

Disa gra lindin në mënyrë natyrale, kurse disa gra tjera lindin me prerje Cezariane. Secila foshnje vjen në këtë botë në mënyrë të ndryshme. Gratë...

Lajme të tjera

Web TV