Ish-bashkëshortja e biznesmenit ka ‘dy fjalë’ për Fjolla Morinën: Marrtë nga jeta atë që meriton

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit dhe shkak ka qenë arrestimi në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri. Ajo tentoi të hynte në Shqipëri më dy pistoleta në çantë për të cilat tha se i kishte dhuratë.

Por, menjëherë pas këtij skandali në media u bë publike se ajo shoqërohej në makinë nga dy miqtë e saj, përfshi biznesmenin Fisnik Syla për të cilin ajo deklaroi se ndodhej në një marrëdhënie.

“Thonë që “ Në dashuri fiton kush ikën”. Nuk është e vërtetë. Në dashuri fiton ai/ajo që rri. Dashuria nuk është e lehtë! Në dashuri duhet të dish të ndash dhimbjen, pasionin, vuajtjet. Ndonjëherë dashuria vë në dyshim gjithçka që ti ke besuar por kur dashuria është e vërtetë atëherë ajo është në gjendje të superojë çdo vështirësi, çdo pengesë sepse dashuria fiton mbi gjithçka. Ne në çdo pengesë fituam njëri-tjetrin. Të dua?”., shkroi Fjolla Morina në Instagram duke i shprehur hapur dashurinë biznesmenit.

Së fundmi media kosovare, ‘n’Zoom’ ka zbuluar se biznesmeni Syla ka qenë i martuar dhe është baba i dy fëmijëve, madje ish-gruaja e tij mban ende foto në rrjetet sociale me të dhe fëmijët.

Sipas kësaj media, fotot e publikuara nga ish-bashkëshortja e tij janë të muajit gusht, periudhë kur besohet se Fjolla Morina nisi lidhjen me biznesmenin.

Ish-bashkëshortja e biznesmenit ka deklaruar se martesa e tyre zgjati 10 vite dhe shkak për ndarjen është bërë këngëtarja. “Atyre që deshën shkatërrimin e familjes marrshin nga jeta atë që e meritojnë, njeriu qenka më i fortë se guri”., ka përfunduar ajo./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Vota e diasporës me kosto, DHL: Po presim 9 milionë eurot

Me përfundimin e zgjedhjeve të 11 majit, DHL kompania që mundësoi votën e diasporës përmes shërbimit postar kërkon të...

Ky është ilaçi më efektiv se aspirina për problemet e zemrës

Një ekip ndërkombëtar mjekësh ka zbuluar se ilaçi clopidogrel, i cili shpesh përshkruhet për hollimin e gjakut dhe nuk sjell rreziqe shtesë, është më...

Shqiptarët po i besojnë më shumë pensioneve private. Pse?

Dëshira për të pasur një pension dinjitoz në të ardhmen po nxit punonjësit drejt skemave private. Aktualisht janë 48 mijë qytetarë që paguajnë kontribute vullnetare,...

A e dini cilat janë 3 shenjat më koprace të horoskopit?

Astrologjia na zbulon se disa shenja të zodiakut janë të prirura natyrshëm drejt kursimit ekstrem, kontrollit financiar dhe një frike të brendshme nga humbja...

Dumani në DASH është shuplakë e SHBA për Sali Berishën

YLLI PATA - Administrata numër 2 e Donald Trump po zbaton një politikë të re ndj veneve aleate, partnere por edhe armike. Një politikë...

Lajme të tjera

Web TV