Rekord infektimesh në SHBA, 41 mijë amerikanë po kurohen në spitale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shënuar një rekord të rasteve të reja. Përgjatë 24 orëve të fundit në SHBA janë konfirmuar 82.000 raste të reja duke kaluar shifrën e 76.000 rasteve të shënuara më 16 korrik.

Sipas statistikave të publikuara nga autoritetet vendase rreth 41.000 të infektuar janë duke u kuruar në spitale, duke shënuar një rritje me 41% të shtrimeve në spitale në krahasim me një muaj më parë.

Sipas një studimi të ri të publikuar nga Instituti i Statistikave Shëndetësore të Universitetit të Washington-it, shifrat e viktimave më SHBA do të arrijnë mbi 500.000 deri në muajin shkurt, nëse qytetarët nuk mbajnë maska. Nëse 95% e amerikanëve vënë maska, mund të shpëtohen 130,000 jetë, thotë instituti.

Në Evropë situate paraqitet gjithashtu alarmante. Agjencia e Bashkimit Evropian për kontrollin e sëmundjeve mbështeti paralajmërimin e OBSH-së lidhur me rritjen e rasteve të reja me Covid-19 në Evropë. OBSH-ja më herët është shprehur se numri i të infektuarve mund të rritet ndjeshëm.

Drejtoresha e agjencisë evropiane për kontrollin e sëmundjeve Andrea Ammon tha se Evropa përballet me një kërcënim serioz ndaj shëndetit publik dhe me një “situate shumë shqetësuese epidemiologjike”.

Të gjitha vendet e BE-së përveç Qipros, Estonisë, Finlandës dhe Greqisë janë në kategorinë “rrezik i lartë”, thotë agjencia. Në Gjermani, numri i viktimave ka shkuar në mbi 10,000 persona, ndërsa numri i infektimeve ka arritur në mbi 418,000. Rusia nga ana tjetër raportoi 16,521 raste të reja me koronavirus./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

1870 – Franca i shpall luftë Prusisë, nis përplasja Franko-Prusiane

Më 19 korrik 1870, Perandoria Franceze nën Napoleonin III i shpalli luftë Mbretërisë së Prusisë, duke nisur një nga...

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet, dhe organizmi nuk mund ta...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Lajme të tjera

Web TV