Tentuan të korruptojnë punonjësit e aeroportit me 50 dhe 100 euroshe, arrestohen dy persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia kufitare e Rinasit ka arrestuar dy persona pasi u përpoqën të korruptojnë punonjësit e aeroportit me qëllim për të kaluar kufirin.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se dy qytetarë të identifikuar me inicialet A.M, 41-vjeç nga Tirana dhe Q.M 56-vjeç nga Divjaka, janë arrestuar pasi tentuan të korruptojnë punonjësit e Rinasit për të kaluar kufirin dhe pse nuk plotësonin kushtet.

I arrestuarit me iniciale A.M. i ka ofruar punonjësit të Policisë Kufitare 50 euro, ndërsa disa orë më vonë personi tjetër me iniciale Q. M., i cili donte të udhëtonte bashkë me bashkëshorten, i ka ofruar punonjësit të Policisë Kufitare 100 euro, me qëllim lejimin e kalimit.

Policia Kufitare apelon për të gjithë shtetasit që duan të udhëtojnë drejt vendeve të BE-së, që në rast se nuk plotësojnë kushtet për të lëvizur në hapësirën Schengen të mos ndërmarrin asnjë veprim të kundërligjshëm, pasi do përballen me ligjin./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

A do ta ndryshojë presioni i Trump rrjedhën e luftës në Ukrainë?

Pak kohë pasi i dha Rusisë një afat prej dhjetë ditësh për ta ndalur luftën në Ukrainë, presidenti amerikan,...

Lando Norris triumfon në Hungari, “luftë” brenda McLaren për titullin kampion

McLaren ka shkëlqyer në Çmimin e Madh të Hungarisë, duke siguruar një ‘dopietë’ të çmuar me Lando Norris në vend të parë dhe Oscar...

Zjarr i përmasave të mëdha raportohet në Orikum

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe me bimësi të thatë në hyrje të Orikumit. Flakët janë përhapur me...

Gjermani, mbështetja për AfD-në rritet sërish, vetëm 2% pas CDU/CSU

Mbështetja për partinë e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) është rritur në 25 përqind, sipas një sondazhi nga firma e hulumtimit të...

Një ruse provon pushime në Korenë e Veriut, e para në histori!

Koreja e Veriut ka hapur dyert për turistët rusë dhe ndër të parët që e shfrytëzoi këtë mundësi ishte 33-vjeçarja Anastasiya Samsonova. Ajo kaloi...

Lajme të tjera

Web TV