Vrasja e 50-vjeçarit në Fier, hetimet përqendrohen te konfliktet jashtë vendit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

50-vjeçari i ekzekutuar në prani të bashkëshortes, mëngjesin e së hënës, dyshohet se mund të jetë vrarë nga vrasës me pagesë. Sipas grupit hetimor, Ahmet Toska dyshohet se mund të jetë vrarë për shkak të prishjeve të pazareve në Greqi.

Në vendin tonë viktima njihej si person i qetë dhe pa precedentë penalë, por dyshohet se në kohën kur ai ka qenë emigrant në Greqi, mund të jetë përfshirë në aktivitete të paligjshme. Hetuesit fillimisht i shtrinë hetimet në disa pista, që nga konfliktet në punë apo edhe për çështje pronësie, por të gjitha këto pista ranë shpejt, pasi viktima nuk kishte pasur asnjë konflikt të tillë. Në këtë mënyrë grupi hetimor u përqendrua tek e shkuara e 50-vjeçarit.

Viktima më parë ka qenë emigrant për disa kohë në Greqi, ku nga informacionet paraprake në vendin fqinj ai mund të jetë përfshirë në aktivitete të paligjshme e, për këtë shkak, hetuesit janë duke mbledhur informacion për punën që ai ka kryer në Greqi dhe personat që është shoqëruar atje. Shkuarja pranë viktimës me maska, ekzekutimi dhe largimi në këmbë për afro 100 metra, tregon se autorët e kanë ndjekur prej kohësh viktimën dhe itinerarin që ai përshkonte, ku çdo mëngjes ai shoqëronte bashkëshorten për në punë, e cila punonte si shitëse në një furrë buke, pranë vendit ku u ekzekutua Ahmet Toska.

Hetuesit kanë dalë në konkluzionin se autori ka qenë vrasës me pagesë, për shkak edhe të mënyrës se si u ekzekutua 50-vjeçari. Nga vëzhgimi i kamerave ai është afruar qetësisht drejt objektivit të tij, duke e qëlluar me tri plumba në kokë dhe një në zemër. Madje, sipas dëshimisë edhe të bashkëshortes së viktimës, kur ajo është marrë në pyetje, ai i ka folur duke i thënë: “largohu pak”. Viktima në vendin ku jetonte njihej si person i qete, i respektuar, familjar.

Ngjarja

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së hënës. Ahmet Toska u ekzekuta në një atentat, duke u qëlluar katër herë me armë zjarri. Si pasojë e të shtënave 50-vjeçari mori tre plumba në kokë dhe një në zemër, duke mbetur i vdekur në vend. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 06:00 në lagjen “Sheq i Madh” në Fier.

Lexo edhe :  Sot Kuvend/ Balla raporton për 'krimin', Manastirliu për rezultatet e PISA

Në momentin kur i është bërë pritë viktima ka qenë së bashku me bashkëshorten e tij, që po e shoqëronte për në. Edhe pse autori ka qëlluar disa herë ndaj 50-vjeçarit, fatmirësisht ajo nuk ka marrë asnjë plumb, duke shpëtuar mrekullisht. Menjëherë pas ngjarjes së rëndë forca të shumta policore shkuan aty dhe nisën hetimet për identifikimin e autorëve. E vetmja dëshmitare në vendin e ngjarjes ka qenë bashkëshortja e autorit.

Gjithashtu, policia ka sekuestruar edhe disa kamera sigurie që ndodhen rreth zonës ku u ekzekutua Toska, me qëllim identifikimin e personit që qëlloi ndaj tij. Pas ngjarjes policia ka ngritur menjëherë postblloqe për të bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar të kësaj vrasjeje. Gjithashtu, në komisariatin e Fierit janë shoqëruar disa persona, shumica e të cilëve janë të afërm të viktimës dhe do të pyeten për të mësuar rreth konflikteve që mund të ketë pasur 50-vjeçari. Mes të shoqëruarve, për t\u marrë në pyetje, është edhe bashkëshortja e viktimës.

Sipas informacioneve, mësohet se në polici gruaja ka thënë se ka parë të gjithë skenën. Sipas saj, autori ka qëlluar me breshëri drejt burrit të saj në një distancë të afërt e më pas ai është larguar me vrap. “Autori ishte me maskë, e qëlloi në kokë dhe u largua me vrap. Kërkova ndihmë nga fqinjët, por ishte shumë vonë”, – mësohet të ketë thënë ajo përpara uniformave blu.

Grupi hetimor ka sekuestruar 12 kamera sigurie, ku 3 të tilla janë sekuestruar në vendin e ngjarjes, ndërsa 9 të tjera në rrugicat e lagjes nga ku dyshohet se është larguar autori. Burime nga grupi hetimor, referuar edhe nga regjistrimet e kamerave të sigurisë që janë sekuestruar, bëjnë me dije se autori ka qenë i maskuar dhe ka ecur në këmbë drejt vendit ku u ekzekutua 50-vjeçari. Nga hetimet e deritanishme policia ende është e paqartë për motivet e ekzekutimit të Toskës, pasi ai nuk ka asnjë precedent, dhe asnjë konflikt të mëparshëm.

Ndërkohë banorë të zonës shprehen se Toska nuk njihej si njeri problematik. Ata thonë se ai punonte në një pikë karburanti, ndërkohë që bashkëshortja e tij punonte në një furrë buke.

re.gu/Fjala.al

Të fundit

Çfarë do të prezantojë Apple në eventin e saj më të papritur

Apple ka paralajmëruar një prezantim për këtë të martë, më 7 maj në orën 16:00 në Spanjë nën titullin Let...

Tetë orë në SPAK/ Veliaj: Dhashë kontributin tim për të vërtetën, unë sot nuk jam…

“Unë sot nuk jam as i akuzuar, por as në hetim. Dhash kontributin tim për të vërtetën”, kështu shprehet kreu i Bashkisë së Tiranës,...

Luizi falenderon Kiarën: Më ke bërë bab dhe njeriun më të lumtur në botë (Video)

Nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagramit, fituesi i edicionit të dytë të ‘BBV’, Luiz Ejlli ka ndarë një video ku mes emocionesh...

Pas skandaleve dhe ofendimeve, Fjolla Morina dhe Fisnik Syla kthehen sërish bashkë?

Para pak kohësh Fjolla Morina ka ‘tronditur rrjetin’ me anë të një video live në Instagram. Këngëtarja ka akuzuar ish- partnerin e saj, Fisnik...

Ndryshimi i skemës së tarifimit për furrat e bukës/ OSHEE kontrolle në çdo subjekt

Furnizuesi i Shërbimit Universal ka përcaktuar procedurat që duhet të ndjekin furrat e bukës, që prodhojnë edhe produkte pastiçerie apo kanë ekspres dhe bar...

Lajme të tjera

Web TV