“Do diskutojmë orarin”/ Tomini: Lokalet në ish-Bllok do të mbyllen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekspertja e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini, ka deklaruar se lokalet në zonën e ish-Bllokut, do të mbyllen dhe sipas saj, kjo gjë është e sigurt.

E ftuar në “Opinion”, Tomini shtoi se mbetet vetëm për tu vendosur orari që do të kufizojë këto biznese në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

“Menjëherë pas fundjavës Komiteti Teknik do të mblidhet për ta vendosur, por që do të mbyllen kjo është e sigurt,”, theksoi ajo.

Përsa u përket mbylljes së universiteteve, Tomini tha se situate do të mbikëqyret çdo dy javë, për të bërë sërish ndonjë tolerim.

 “Këto grupmosha janë transmetues shumë të mirë të virusit. Ardhja e vjeshtës favorizon grumbullimet e tyre. Madje ishin grumbullimet e tyre që na çuan në një vendim të tillë. Vetëm maska nuk do të ishte elementi i domosdoshëm, pasi do duhen dhe elemente të tjera. Do kishim shpërthime epidemike në këto struktura, ndaj dhe vendosëm nisjen e tyre online. Kjo është një masë e përkohshme, pasi do të monitorohet situata çdo dy javë dhe do të rigjykohet situate.”, u shpreh ajo.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar 7 viktima dhe 241 raste të reja.

Pa.Va/Fjala.al

 

 

 

 

Të fundit

E kemi ditur gabim! Ja sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit

Shishet plastike kanë një përdorim të gjerë në vendin tonë. Nga një vëzhgim i lirë, kuptohet qartë se çdo amvisë...

E keni ditur? Ja pesë arsye përse duhet të konsumoni vezë më shpesh

Veza është një nga ushqimet më të shëndetshme për njeriun që ka pësuar një rikthim triumfues, pas pretendimeve për rolin e saj negativ në...

Këto janë shenjat më besnike dhe më të përkushtuara të zodiakut

Besnikëria mund të bazohet, përveç karakterit dhe edukimit, edhe në horoskopin e personave. Lexoni më poshtë cilat janë shenjat më të përkushtuara dhe më...

OKB miraton rezolutën për anëtarësimin e Palestinës, mes tyre Shqipëria

Misioni amerikan tha se Autoriteti Palestinez nuk i plotëson kriteret për anëtarësimin në OKB dhe se rezoluta nuk zgjidh shqetësimet e ngritura më parë...

Edi Rama si shpëtimtar I zgjedhjeve evropiane të Greqisë

Nga Mero Baze Takimi i kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Greqi ka marrë një vëmendje të madhe të panevojshme nga shtypi dhe politika greke,...

Lajme të tjera

Web TV