Rëndohet bilanci, 27 viktima dhe 804 të plagosur nga tërmeti në Turqi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

27 persona humbën jetën dhe 804 të tjerë u plagosën si pasojë e tërmetit fatal që ka goditur ujërat e Seferihisar në qytetin e Izmirit në Turqisë.

Autoritetet vendase kanë bërë të ditur se pas tërmetit 7 ballësh në vend janë regjistruar 244 pasgoditje të vogla, 25 prej të cilave ishin mbi 4 ballë.

Operacionet e shpëtimit kanë vijuar dhe gjatë natës dhe janë ende duke vijuar. Bëhet me dije se aktualisht kërkimet janë përqendruar në 17 ndërtesa. AFAD njoftoi se tërmeti ndodhi në ora 14:51 sipas kohës lokale në një thellësi prej 16,54 kilometrash.

Yavuz Selim Köşger,  guvernatori i Izmirit, tha se tërmeti shkaktoi një mini-cunami në qarkun bregdetar Seferhidar ku mbeti i plagosur një person.

Kujtojmë se mes personave të plagosur është dhe një 14-vjecar shqiptar nga Lezha i cili është dërguar me helikopter drejt spitalit të Athinës për të marrë ndihmën e nevojshme./R.G/Fjala.al

Të fundit

Ideale për dietë, këto tre ushqime zvogëlojnë dëshirën për ëmbëlsirat

Kur përpiqemi të mbajmë dietë ose të ushqehemi shëndetshëm, në njëfarë mënyre kjo është kur gjithmonë dëshirojmë diçka të...

Eksperimenti i çmendur në Kinë, 20 mijë persona në një pallat nga ku mund të mos dalin

Spitale, restorante, bare, parukeri: Gjithçka që i duhet dikujt, në Kinë mund të gjendet brenda një pallati të vetëm. Qianjiang “Regent” përfaqëson eksperimentin më të...

Mos i injoroni asnjëherë këto simptoma, sepse …

Simptomat më të zakonshme të një infarkti të miokardit përfshijnë dhimbjen e fortë në gjoks, e cila mund të përhapet në krahun e majtë,...

Baronesha italiane i lë 5 mln € kujdestares shqiptare, 8 nipërit e çojnë në gjyq

Baronesha Anna Malfatti, e lindur në vitin 1936, ndërroi jetë në vitin 2023, në moshën 87-vjeçare. Ajo vendosi që gjithë pasurinë e saj t’ia...

Studiuesit parashikojnë fundin e jetës në Tokë dhe është më afër se sa mendoni

Një studim i ri zbulon se e ardhmja e Tokës është më e rrezikuar nga sa kemi imagjinuar ndonjëherë. Një studim i ri zbulon se...

Lajme të tjera

Web TV