Britania përshpejton procedurat për vaksinën e Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kompania AstraZeneca tha të dielën se rregullatori shëndetësor i Britanisë kishte filluar një rishikim të përshpejtuar të vaksinës së saj të mundshme të koronavirusit.

“Ne konfirmojmë rishikimin nga Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore (MHRA) të vaksinës sonë të mundshme COVID-19”, tha një zëdhënës i kompanisë AstraZeneca.

Në këtë proces, rregullatorët janë në gjendje të shohin të dhënat klinike në kohë reale dhe të dialogojnë me prodhuesit e ilaçeve mbi proceset e prodhimit dhe provat për të përshpejtuar procesin e miratimit.

Qasja është krijuar për të shpejtuar vlerësimet e barnave ose vaksinave premtuese gjatë një emergjence të shëndetit publik.

Vaksina COVID-19 e kompanisë AstraZeneca po zhvillohet në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit. Agjencia e lajmeve Bloomberg raportoi të premten se MHRA kishte filluar gjithashtu një rishikim të përshpejtuar për kandidatin e vaksinës COVID-19 nga kompania Pfizer Inc.

AstraZeneca dhe Pfizer janë ndër kryesuesit në garën për të prodhuar një vaksinë për koronavirusin. Në garë gjithashtu janë të përfshirë kompanitë Johnson & Johnson dhe Moderna Inc. Kandidatët e tyre të vaksinës janë në prova të fazës së avancuar, të dhëna e pjesëshme nga të cilat priten në javët e ardhshme.

Prodhuesi britanik i ilaçeve tha të hënën se vaksina e saj eksperimentale prodhon një përgjigje pozitive të imunitetit si tek të rriturit ashtu edhe të moshuarit. Sipas kompanisë AstraZeneca, vaksina gjithashtu shkakton përgjigje më të ulëta negative tek të moshuarit.

Koronavirusi i ri u ka marrë jetën më shumë se 1.19 milionë njerëzve në të gjithë botën, ka dëmtuar ekonominë botërore dhe ka tronditur jetën normale për miliarda njerëz.

Puna për vaksinën e Oksfordit filloi në janar. E quajtur AZD1222 ose ChAdOx1 nCoV-19, vaksina vektoriale virale përdor një variant të dobësuar të një virusi të ftohjes tek shimpanzetë, i cili kodifikon udhëzimet për krijimin e proteinave nga COVID-19 për të ndërtuar imunitetin kundër koronavirusit./voa/

Lexo edhe :  Irlanda pritet të rrisë moshën e blerësve të duhanit

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Manchester City triumfon pastër ndaj Tottenhamit, titulli vendoset në javën e fundjt

Masnchester City, me një dorë në titullin kampion të radhës në Premier League. Citizens mposhtën 0-2 Tottenhamin në transfertë,...

Studim: Ilaçi për humbje peshe mund të zvogëlojë rrezikun e sulmit në zemër me 20%

Një injeksion për humbje peshe mund të zvogëlojë rrezikun e sulmeve në zemër me 20%. Personat që morën medikamentin semaglutide kishin një rrezik 20%...

Nuk kryenin detyrën sipas kontratës, merren masa ndaj dy mjekëve toksikologë

Dy toksikologët e Klinikës së Biokimisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Pëllumb Islami dhe Demush Bajraktari, do të zhvendosen prej aty, pas raportimit...

Takimi Putin-Xi/ Lufta në Ukrainë në qendër të bisedimeve mes dy liderëve

Gjatë vizitës së presidentit rus në Kinë (16-17 maj), Vladimir Putin do të zhvillojë bisedime me homologun e tij kinez Xi Jinping mbi bashkëpunimin...

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, plagosen 3 anëtarët e familjes

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në “Rrugën e Kombit” në afërsi të degëzimit të Rrëshenit. Një automjet tip “Fuoristradë” është batuar teksa ka...

Lajme të tjera

Web TV