FSHP: Nuk ka asnjë shkelje në procedura, do ta lëmë pas epokën e errët të dopingut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilli Drejtues i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes pasi ka analizuar dhe verifikuar disa qëndrime mediatike të disa ish-funksionarëve të FSHP-së, për të sqaruar çdo paqartësi, ka dalë të martën pasdite se “gjen me vend të njoftojë publikisht se shumë pohime, qëndrime dhe pretendime të parashtruara mediatikisht nga disa ish-funksioniarë të FSHP janë krejtësisht të pabazuara, të pavërteta, abuzive dhe tentojnë të shtrembërojnë fakte të vërteta.”

“Sqarojmë se në FSHP nuk është përjashtuar asnjë ekip, ndryshe nga sa pretendohet dhe keqinformohet në mënyrë keqdashëse, por ka një vendim të Asamblesë së FSHP për pezullimin e disa ekipeve që në mospërmbushje të rënda të kushteve statutore me vendim asambleje janë pezulluar”, – thuhet në deklaratën e organit drejtues të shtangës shqiptare, të publikuar në profilin në rrjetin social “Facebook” të presidentit të saj, Theodhor Masllavica.

“Sqarojmë se vendimi i asamblesë është vendimarrja e organit më të lartë të Federatës dhe si i tillë detyrues, – vijon deklarata në fjalë. – Sqarojmë se çdo vendim në FSHP është marrë dhe është shqyrtuar nga organet përkatëse kompetente sipas Statutit dhe deklaratat e këtyre personave janë krejtësisht abuzive. Deklarojmë se janë shpifje pretendimet për parregullsi dhe veprime arbitrare. Sqarojmë se çdo organ i FSHP në përputhje me ligjin dhe Statutin ushtron kompetencat dhe detyrat e tij sipas ligjit dhe Statutit.”

Deklarata sqaron më tej se Komisioni përkatës, sipas Stautit të FSHP-së, ka vendosur skualifikimin nga kandidimi të disa kandidatëve në procesin zgjedhor në përputhje me vlerësimin e drejtë të këtyre kandidaturave dhe ky komision sipas statutit e ka një kompetencë të tillë.

“Çdo pretendim tjetër nga këta ish funksionarë është abuziv, – vijon Këshilli Drejtues i organizmit që qeveris peshëngritjen shqiptare. – Sqarojmë se këto qëndrime të këtyre ish funksionarëve janë tërësisht të pavërteta dhe të paligjshme dhe synojnë keqinformimin dhe kthimin e standardit të dopingut në FSHP-së. Në përputhje me ligjin, politikat dhe synimet e Federatës, dopingu është një situatë tashmë e kaluar dhe FSHP është duke ndjekur standardin më të lartë antidoping. Publikisht, FSHP-ja sqaron se Komisioni në ushtrim të kompetencave të tij ka marrë një vendim të bazuar në dokumentacion dhe në fakte të njohura dhe pranuara edhe nga vetë personat e skualifikuar nga kandidimi. Është fakt që këta persona janë përgjegjës “moralë” plotësisht për dopingun në FSHP.”

Lexo edhe :  Nuk ka surpriza në “Old Trafford”, Arsenali mposht minimalisht Manchester United

Lidhur me pretendimet se situata e dopingut në kohën e ish këtyre funksionarëve të Federatës nuk përbën problem dhe asnjë drejtues nuk mund të penalizohet, sipas pretendimit të tyre, deklarata rikujtojn se FSHP-ja është penalizuar nga KOKSH-i me 2 vite pezullim për shkaqe të menaxhimit të kësaj Federate nga këta ish-funksionarë për çështjen e dopingut. “Sqarojmë publikun dhe sportdashësit se njëkohësisht është ky vendim i Komitetit Ekzekutiv të KOKSH që gjithashtu është shprehur qartë për moskandidimin sërish të këtyre personave, rast ky i paprecedent dhe unikal në historinë e sportit Shqiptar, – vijon deklarata. – Qartësisht për të gjithë është e ditur se si ish presidenti dhe anëtarët e këshillit drejtues janë larguar nga FSHP për shkak të dopingut dhe pasi kanë pasur një përgjegjësi për atë situatë të krijuar. Ky është fakt.”

“Ju kujtojmë se pas largimit nga FSHP të këtyre personave dhe marrjes së detyrës nga ana e Presidentit aktual dhe Këshillit Drejtues aktual, KOKSH hoqi pjesën e mbetur të pezullimit, çka tregon qartë diferencën midis dy drejtimeve, – thekson deklarata e Federatës. – Ju kujtojmë dhe sqarojmë se gjatë detyrës së këtyre ish-funksionarëve janë konstatuar 12 raste dopingu në arenën ndërkombëtare ndërkohë që në këtë periudhë Shqipëria është perfaqësuar në arenën ndërkombëtare me shumë sportistë. Gjithashtu sqarojmë se që nga koha që Presidenti aktual ka marrë detyrën nuk ka asnjë rast dopingu në sportin e peshëngritjes.”

“Gjejmë rastin tju bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve të Federatës, sportistëve, trajnerëve dhe sportdashësve të distancohen nga këto të pavërtata dhe abuzime që po deklarojnë dhe publikojnë disa ish funksionarë duke tentuar të hedhin baltë mbi sportin e tonë”, – përfundon deklarata për shtyp e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes (FSHP).

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Kunata tregon bisedën e fundit me Alma Arrazin:Po ta dija se do mbytej s’do e kisha lënë

Është zbardhur vendimi i Gjykatës së Shkodrës, që mbylli në burg Erdgys Arrazin, babain e 3 fëmijëve dhe gruas...

Ekspertët bien dakord, ky është i vetmi model flokësh që mund t’i shkojë kujtdo

Brigitte Bardot ka frymëzuar gjenerata të tëra me klasin, pamjen dhe sharmin e saj. Aktorja franceze ka tipare dhe stil të pa ngatërrueshëm me...

Bie me 90% numri i emigrantëve shqiptarë në Britani

Me mbi 90 për qind rezulton të jetë reduktuar numri i emigrantëve shqiptarë që mbërrijnë në Britaninë e Madhe në mënyrë të paligjshme që...

Mos harroni çadrat/ Parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu me rrebeshe me në  pjesën e pare të ditës, pasdite kemi përmirësim. ...

Rama paralajmëron bizneset: Goditjet do të jenë drastike nëse nuk futeni në binarë

“Klasifikimi i bizneseve do të bëjë që bizneset do të rezultojnë korrekte nuk do të kontrollohen. Pra do të jenë në një fashë A të...

Lajme të tjera

Web TV