test

Hapësirat publike, një tjetër lulishte gati për kryeqytetasit 

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hapësira publike pranë rrethrrotullimit në zonën e njohur si “Fabrika e Miellit” po merr formën e një lulishteje të mirëfilltë.

Bashkia Tiranë dhe Drejtoria e përgjithshme e Pastrim Gjelbërimit kanë nisur rikualifikimin e kësaj hapësire më qëllim kthimin e saj në një lulishte e ambient shlodhës për qytetarët.

Drejtoresha e përgjithshme e Drejtorisë së pastrim gjelbërimit, Arlinda Binjaku gjatë inspektimit të nisjes së punimeve për rikualifikimin e kësaj hapësire u shpreh se:- “Kjo lulishte do të jetë një risi, pasi tipologjia e saj do të jetë krejt tjetër, duke sjellë diçka paksa më ekzotike për qytetarët në një sipërfaqe prej 2733 m2, ku padiskutim do mbizoterojë gjelbërimi.

Pas Dervish Luzhës, kjo hapësirë do jetë lulishtja e radhës, ndër më të rëndësishmet, por jo e fundit. Eshtë koha për punë, për të dhënë maksimumin tonë, e ne jemi në kulmin e vrullit dhe energjisë, duke iu përkushtuar plotësisht Tiranës.

Kjo do të jetë një tjetër hapësirë e gjelbëruar, duke iu përgjigjur kështu edhe një prej kërkesave më të shpeshta të qytetarëve për të shtuar hapësirat e gjelbërta në çdo cep të Tiranës.

Përpos kujdesjes për çdo lulishte ekipi I gjelbërimit është kujdesur që përgjatë kësaj periudhe të bëhet edhe mbjellja e luleve sezonale në çdo lulishte duke sjellë një larmishmëri ngjyrash anë e kënd blloqeve të banimit apo hapësirave publike.

Prioriteti i Bashkisë Tiranë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Pastrim Gjelbërimit mbetet qëllimi për ndryshuar qytetin çdo ditë dhe për tu afruar më shumë me natyrën.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Shqipëria e nis me humbje aventurën EURO2024, goli i Bajrami hyn në histori të turneut

Shqipëria e nisi me humbje rrugëtimin e saj në Euro 2024, pasi u mposht me rezultatin 2-1 nga kampionia...

De La Fuente: Jam shumë i lumtur, por të qëndrojmë me këmbë në tokë

Shumë i lumtur u shfaq tekniku i kombëtares spanjolle Luis de la Fuente, pas fitores bindëse 3-0 që skuadra e tij arriti me Kroacinë. “Jam...

Scholz: Propozimi i Putinit për paqe nuk është serioz

“Liderët e G7 nuk e diskutuan fare propozimin e presidentit rus, Vladimir Putin, për paqe në Ukrainë, sepse të gjithë e dinin se propozimi...

Italia përmbys ndeshjen, realizon Barella ndaj kuqezinjve

Shqipëria 1-2 Italia Pritjes i erdhi fundi, Shqipëria rikthehet të luajë në Europian pas 8 vitesh mungesë. Kuqezinjtë do të sfidojnë Italinë në Dortmund, në...

Gol kuqezinjtë, Shqipëria ndëshkon Italinë në sekondat e para

Shqipëria 1-0 Italia Pritjes i erdhi fundi, Shqipëria rikthehet të luajë në Europian pas 8 vitesh mungesë. Kuqezinjtë do të sfidojnë Italinë në Dortmund, në...

Lajme të tjera

Web TV