Caktohen datat/ Ja kur do të paraqiten Veseli dhe Selimi pranë Dhomave të Specializuara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dhomat e Specializuara në Hagë njoftojnë se ish-kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, do të bëjë paraqitjen e parë para gjyqit të këtij institucioni, më 10 nëntor. Ndërkaq, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi do të paraqitet para këtij instituconi më 11 nëntor.

Siç njoftojnë Dhomat e Specializuara, seanca ndaj Veselit do të nisë në orën 15:00 dhe do të jetë publike. Ndërkaq, seanca ndaj Selimit më 11 nëntor do të nisë në orën 11:00 dhe po ashtu do të jetë publike.

Veseli dhe Selimi u transferuan në qendrën e paraburgimit të Dhomave të Specializuara në Hagë më 5 nëntor. Aktakuza ndaj Veselit dhe Selimit për krime lufte ishte konfirmuar nga një gjykatës i procedurës paraprake më 26 tetor, por nuk u bë publike deri më 5 nëntor.

Në aktakuzën e njëjtë është i pandehur edhe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kreu i kuvendit, Jakup Krasniqi. Që të gjithë gjenden në qendrën e paraburgimit në Hagë. Aktakuza kundër Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit

Sipas aktakuzës, veprat që rëndojnë ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit kanë të bëjnë me krime lufte, ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit të burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, torturës, vrasjes së paligjshme, zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes, të cilat sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit 1998 dhe shtatorit të vitit 1999.

Seanca e parë i është caktuar edhe Jakup Krasniqit, që do të paraqitet para Dhomave të Specializuara më 9 nëntor, duke filluar nga ora 11:00, ndërkaq Hashim Thaçi, po atë ditë do të bëjë paraqitjen e parë duke filluar nga ora 15:00.

Lexo edhe :  Pse dhe për kë është e rëndësishme rezoluta për Srebrenicën?

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale – hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 e deri në dhjetor të vitit 2000.

Këto krime të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty./REL

 

Pa.Va/Fjala.al

 

 

 

Të fundit

Ministri i Financave jep lajmin: Plan për rritjen e kreditimit, mbështetje për…

Ministri i Financave, Ervin Mete, ka deklaruar se Shqipëria ndodhet në një pozicion të favorshëm për të rritur ambicjen...

Athina ose dalja nga burgu i inferioritetit kolektiv

Nga Ilir Yzeiri Takimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, me emigrantët shqiptarë që punojnë e jetojnë në Greqi, është një tekst që shenjon për...

Mbreti Karli III nderon të birin, Princin William me titullin e nderit

Mbreti Karli III zyrtarisht i dha djalit të tij William titullin e kapitenit të nderi të Korpusit Ajror të Ushtrisë. Monarku britanik, i cili u...

E keni ditur? Ja pse në mëngjes është më mirë të konsumohet kafe se çaj

Kafeja dhe çaji janë 2 nga pijet më të konsumuara në mbarë botën. Megjithatë, në mëngjes, njerëzit zakonisht zgjedhin një filxhan kafe në vend...

‘Thumbime’ politike/ Përfundon takimi mes Mitsotakis dhe Erdogan, ja çfarë u diskutua

Vetëm disa orë ka zgjatur vizita zyrtare e kryeministrit grek në kryeqytetin e Turqisë dhe bisedimet me presidentin turk, në një përpjekje të emërtuar...

Lajme të tjera

Web TV