Rakacolli: Si do operohet me vaksinën në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lajmi më i mirë në këto 9 muaj të pandemisë është se më në fund doli vaksina kundër Covid-19. Por si do operohet me të në Shqipëri?  Në HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, foli për vaksinën, se si do procedohet me të, sa do të investojë qeveria shqiptare dhe se si do të bëhet shpërndarja e vaksinës.

 

-Kemi marrë masa, sepse edhe organizimi i bërjes së vaksinës nuk është i lehtë. Nuk mund të bëhet në shtëpi sepse vaksina ka kushte të caktuara se ku duhet ruajtur . Ajo duhet të ruhet në temperatura -80 gradë celsius ndaj do të bëhet nëpër vende të posaçme që në po i identifikojmë. Personeli duhet të trajnohet dhe po trajnohet.

-A i kemi ne mundësitë për të gjithë këtë kapacitet?

-Po i përgatisim. Nuk i kemi tani, por në momentin që do jetë vaksina patjetër do jenë gati. Nuk mund ta mendosh sepse asnjë vend i botës nuk ka për ta bërë vaksinimin për një dhe dy ditë. Do fillohet me grupet e rriskuara më shumë. Në fillim do jenë personeli shëndetësor, ato të shërbimeve që hasen më tepër me sëmundjen dhe pastaj grupet e riskura sipas moshave. Ka dhe një gjë që vaksina ka dy doza. Fillimisht bëhet doza e parë dhe pas tre javësh bëhet doza e dytë.  Në dozën e parë këkrohet kjo lloj vaksine. E rëndësishme është që qytetarët shqiptarë do kenë në të njëjtën kohë si gjithë qytetarët e botës atë lloj vaksine  që do kenë edhe qytetarët e tjerë evropianë.

-Vaksina do bëhet edhe në Tropojë, edhe në Sarandë. Apo ajo do jetë e përqëndruar nëpër spitalet rajonale?

-Do bëhet në një strukturë të posaçme. Vaksinat nuk janë bërë ndonjëherë nëpër shtëpi. Kështu që patjetër do bëhen nëpër qendra vaksinimi. Historikun e vaksinimit Shqipëria e ka një ndër më të mirat në botë. Ne kemi një edukatë dhe zinxhir vaksinimi të ngritur me kohë dhe të mbajtur shumë mirë./Fjala.al/Ke.Ba 

Të fundit

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Lajme të tjera

Web TV