Sekretet e Barack Obamës nga jeta e tij brenda Shtëpisë së Bardhë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama ka zbuluar detaje të prapaskenave të jetës së tij brenda Shtëpisë së Bardhë. Obama ka folur për herë të parë për problemet në martesën e tij dhe se si stresi i punës ndikoi që ai të niste duhanin.

Libri i ri me kujtimet e ish-Presidentit, “Një Tokë e Premtuar”, do të dalë në treg më 17 nëntor në të gjithë botën dhe do të jetë i përkthyer në 25 gjuhë.

59-vjeçari rrëfen ndër të tjera në libër se nisi të pinte 8-9 cigare në ditë gjatë kohës që ishte President, por asnjëherë nuk u kap nga kamerat duke konsumuar duhan.

Gjithashtu, Obama shprehet se ka qenë vajza e tij, Malia që e kishte “kapur mat” dhe falë këmbënguljes së saj, ai arriti të hiqte dorë nga duhanpirja. “Ajo e ndjeu që pija cigare në frymëmarrjen time”, tregon Obama.

Libri me 768 faqe, me titull “Një Tokë e Premtuar”, do të jetë i pari nga dy vëllimet. Në këtë vëllim të parë, Obama do të tregojë përvojat e tij të para politike, ngritjen e tij si një udhëheqës deri në fushatën e tij të parë presidenciale, dhe mandatin e tij të parë deri në vdekjen e Osama bin Laden në 2011.

Në 1995, 14 vjet para se të bëhej president dhe kur karriera e tij politike ende nuk kishte filluar, Obama botoi “Ëndrrat e babait tim”.

Një përrallë e racës dhe trashëgimisë, gjithashtu një libër autobiografik i shkruar pasi ai u zgjodh si presidenti i parë afro-amerikan i Harvard Laë Revieë, gazeta e shkollës juridike të Universitetit të Harvardit./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Federata Angleze akuzon për doping shokun e Brojës te Chelsea

Mykhailo Mudryk është zyrtarisht akuzuar nga Federata Angleze e Futbollit (FA) për shkelje të rregullave antidoping, duke përballur mundësinë...

Netanyahu falënderon Trump për mbështetjen ndaj Izraelit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu falënderoi Presidentin e SHBA-së, Donald Trump për “qëndrimin në krahun tonë” ndërsa Izraeli ecën përpara me luftën e tij kundër...

3 mijë lekë në ditë për burg pa faj, gjyqtari sfidon Gjykatën Kushtetuese

A i kompenson shteti shqiptar, sipas Kushtetutës, ata që shpallen të pafajshëm pas vuajtjes së dënimit? Vetë gjyqtarët e konsiderojnë diskriminuese dhe të padrejtë...

Real Madrid nxjerr në shitje titullarin: Kushton 90 mln euro

Nëse deri para pak kohësh, as që mendohej që Real Madrid të lejonte largimin e brazilianit Rodrygo, situata duket se ka ndryshuar ndjeshëm së...

Spartak Ngjela: A do të kthehet Irani në një fuqi bërthamore?

Sot e gjithë vëmendja politike e politikës së madhe botërore është tek pyetja: A mund të lejohet që Irani të jetë një fuqi bërthamore? Mendimi...

Lajme të tjera

Web TV