Trump: E ardhmja do të tregojë kush do të qeveris

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Donald Trump në një konferencë shtypi në kopshtin e trëndafilave në Shtëpinë e Bardhë shprehet mbi Coronën, kurse zgjedhjet i përmend vetëm me një gjysmë fjali. Siguria e tij në fitore duket se është lëkundur.

Një vaksinë kundër Coronës do të vijë “shumë shpejt” bëri të ditur presidenti, Donald Trump para shtypit në Shtëpinë e Bardhë të premten. Që në dhjetor do të vaksinohen amerikanët e parë, kurse në prill vaksina e Biontech dhe Pfizer do të jetë në dispozicion të të gjithë popullatës, tha Trump. Qeveria amerikane ka siguruar me kontratë 100 milionë doza vaksine dhe ka mundësinë të sigurojë disa milionë doza të tjera.

Dyshimet e para për fitoren?

Trump për herë të parë shfaqi dyshime të lehta për atë që deri më tani është theksuar si fitore e tij në zgjedhjet presidenciale. “Idealja do ishte të mos hynim në një lokdaun”, tha ai, duke pasur parasysh rritjen e fortë të rasteve të Coronës në SHBA. “Të shpresojmë, se pavarësisht, se ç’do të ndodhë në të ardhmen, se cila qeveria do të jetë, mendoj, këtë do ta tregojë e ardhmja, por unë mund t’iu them: kjo qeveri tani nuk do të hyjë në lokdaun.”

Më shumë se një gjysmë fjalie të tillë nuk tha Trump. Nuk ishin lejuar pyetjet nga ana e gazetarëve pas deklaratës së Trumpit, ku ai lëvdoi punën e qeverisë aktuale. Ndërkohë mediat amerikane kanë njoftuar fituesit edhe në dy shtetet e fundit federale, ku ende numëroheshin votat. Sipas tyre, Joe Biden fiton në Georgia, kurse Trump në North Carolina. Me këtë fitore Joe Biden siguron 360 delegatë zgjedhorë, për të fitur zgjedhjet duhen 270 syresh.

Lexo edhe :  Ky qytet ndalon turistët të ecin në rrugë vetëm me rroba plazhi

Presidenti i zgjedhur, Joe Biden kërkoi përkundër kësaj masa të menjëhershme kundër përhapjes kaq të shpejtë të virusit. Deri sa një vaksinë kundër COVID-19 të jetë në dispozicion për të gjithë, do të kalojnë muaj. “Sot nevojitet veprim urgjent, nga qeveria e tanishme, duke filluar me pohimin se as serioze është gjendja”, tha Biden.

Leja për vaksinën aplikohet tek autoriteti amerikan FDA

Sipërmarrja gjermane Biontech dhe partneri amerikan farmaceutik, Pfizer duan të aplikojnë gjatë muajit për lejen në kushte emergjence për përdorimin e vaksinës në SHBA. Në fillim të javës u bë e ditur, se kjo vaksinë sipas të dhënave të para- ofron 90% mbrojtje nga infeksioni me Corona. Kriteret për lejen e emergjencës tek enti amerikan FDA nuk janë shumë të larta. Thënë në mënyrë të thjeshtëzuar, duhet të provohet, se një ilaç apo vaksinë ndihmon më shumë se krijon rreziqe. Kurse për një leje të plotë kërkohen nga FDA plotësimi i më shumë kritereve dhe një proces më i gjatë./dw

Të fundit

Pas moshës 40 pse është më e vështirë rënia në peshë dhe çfarë duhet të bëni

Pas të dyzetave, njeriu e ka më të vështirë për të humbur në peshë, pavarësisht përpjekjeve për t’u ushqyer...

Ahmet Kalaja për Vserlon: Inshallah nuk na del dhe Gjesti si ai!

Deklarata e Ahmet Kalasë për një prej banorëve të Big Brother VIP 4 ma marrë vëmendjen e rrjetit. Kalaja ka folur për Vserlo, duke kundërshtuar...

“Më kapi paniku”/ Arrestimi i Veliajt, agjenti imobiliar: 3 ditë nuk po na binte telefoni

Agjenti imobilar Armand Shkëmbi foli në lidhje me ndërtimtaritë ne qytetin e Tiranës dhe tregun imobiliar. Shkëmbi tha se tregu imobiliar është i paparashikueshëm dhe...

“Të ha të gjallë, o gazetare e dështuar”/ Agravon sherri mes Rozana Radit dhe Gertës!

Gerta ka patur debate të ashpra ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” me disa prej banorëve. Ditën e nisi duke...

Ambasada e SHBA sinjalizon ndryshime, politika e Trump po zbatohet

Kur janë bërë një muaj që kur Donald Trump mori drejtimin e SHBA-ve, ambasada amerikane në vendin tonë ka bërë një reagim duke thënë...

Lajme të tjera

Web TV