Universiteti i Varshavës: Ja si të zbuloni nëse jeni të infektuar me Covid-19 pa shkuar te mjeku

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Universiteti i Varshavës ka krijuar një aplikacion që mund të diagnostikojë koronavirusin pa patur nevojë që qytetarët të vizitohen nga mjekët.

COVID.Termini.app, është e para e llojit të saj në Poloni. Aplikacioni u krijua nga Qendra e Simulimit dhe Inovacionit Mjekësor të Universitetit (CSMI WUM) dhe firma Termini.

Sipas universitetit, aplikacioni është shumë i thjeshtë për t’u përdorur. Përdoruesit duhet të japin tre informacione: rezultatin e përqindjes së testit të oksimetrit të pulsit (i cili mund të matet me anë të aparaturës që vendoset në gisht), një vlerësim subjektiv të çdo gulçimi (në një shkallë nga një deri në 10) dhe temperaturën e trupit.

Përdoruesit duhet të sigurojë informacion në lidhje me numrin e frymëmarrjeve në minutë dhe rrahjet e zemrës. Aplikacioni bën të mundur që informacioni më pas të dërgohet automatikisht te një mjek ose ndihmësmjek. WUM tha se aplikacioni është tashmë i disponueshëm në internet dhe i gatshëm për përdorim.

Ai do të aktivizohet vetëm kur administratorët, të tilla si klinikat ose qeveritë lokale që kanë blerë një licencë për ta përdorur atë./Burimi: The First News/r.g/Fjala.al

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV