Masa të reja kufizimi kundër koronavirusit në Turqi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Turqia njoftoi se duke filluar nga dita e premte do të hyjnë në fuqi masat e reja kundër pandemisë së COVID-19.

Ministria e Brendshme e Turqisë tha se masat do të përfshijnë kufizime në funksionimit e restoranteve dhe kafeneve dhe zbatimin e një izolimi të pjesshëm gjatë fundjavës.

Sipas deklaratës, restorantet, kafenetë, qendrat tregtare dhe sallonet e flokëve do të jenë në gjendje të punojnë nga 7.00 në 17.00, ndërsa në restorante do të lejohen vetëm shërbimi “take away” (merre me vete).

Kinematë do të mbyllen deri në fund të vitit, ndërsa shkollat fillore do të kalojnë në mësimin në distancë.

“Ne po përballemi me një situatë serioze. Numri i rasteve dhe vdekjeve kanë arritur një nivel serioz, duke filluar me Stambollin, kështu që ne duhet të jemi më të kujdesshëm”, ka thënë presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Turqia, ka rreth 83 milionë banorë. Të martën raportoi 103 vdekje të reja nga COVID 19, hera e parë që numri i përditshëm arriti mbi 100, që nga 25 prilli.

Deri më tani 11.704 vdekje janë regjistruar nga koronavirusi në Turqi. Shifra vlerësohet të jetë relativisht e ulët kur krahasohen me vendet me popullsi të ngjashme dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vlerësuar Ankaranë për përgjigjen e saj ndaj pandemisë.

Autoritetet turke u kanë kërkuar njerëzve që të mbajnë maska në rrugë nëpër qytete të mëdha që nga korriku. Kjo masë hyri në fuqi në shkallë vendi në muajin shtator./rel/

Të fundit

Transporti publik i Tiranës hyn në Google Maps, kush vjen nga Durrësi do kalojë në Rinas

Tirana ka më në fund të hedhura online të dhënat e kombinuara të transportit publik në Google Maps të...

A duhet të ndalosh së fjeturi me fëmijët e vegjël?

Ka shumë diskutime rreth kësaj teme, e cila në fokus vendos prindërimin e secilit kur sjell në jetë një fëmijë. Ka nga ata që thonë...

Asociacioni, Kurti bën paralajmërimin e fortë nga Berlini

Kryeministri Albin Kurti ka marrë pjesë në eventin e organizuar nga Partia Socialdemokrate e Gjermanisë, SPD – partia në pushtet e kancelarit Olaf Scholz...

Dyfishimi i çmimeve të apartamenteve, ekspertët:Rritje artificiale, “qielli” është limiti

Çmimet e apartamenteve në Tiranë si dhe në zonat bregdetare vijojnë të njohin shtrenjtim. Gjatë muajve të parë të 2024, në zonat periferike të...

Rreziku që sjell tatimi te profesionet e lira

Vitet e fundit tregu i shërbimeve IT në Shqipëri për të vetëpunësuarit që ofrojnë shërbime ndaj të tretëve është zgjeruar për shkak të konkurrueshmërisë...

Lajme të tjera

Web TV