5 muaj para zgjedhjeve/Frrok Çupi: Frika ime, të mos zgjohen vrasësit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti i njohur Frrok Çupi deklaron se e vetmja frikë e situatës parazgjedhore është të mos zgjidhen vrasësit. I ftuar në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU,  Çupi tha Se situata politike në vend është e qetë dhe se kjo të krijon një frikë se mos duke u afruar data e zgjedhjeve zgjohen vrasësit.

 

-Çfarë po ndodh në Shqipërinë politike 5 muaj përpara zgjedhjeve?

-Me të vërtetë ka mbetur pak kohë për të shkuar në ditën e zgjedhjeve. Ndryshe nga herët e tjera nuk kemi një zjarr elektoral akoma. Vijmë nga dy beteja shumë të mëdha. Është tërmeti i vitit të kaluar dhe pandemia e koronës e cila është kaq e rrezikshme për gjithë botën. Si po përballohen këto? Ky bilanc do të jetë ai i cili mesa duket do vendoset dhe ditën e zgjedhjeve. Kjo është pamja e parë e një pragu të fushatës së zgjedhjeve. Pamja e dytë është se ne vijmë si një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare dhe si lavjerrësa të kësaj situate, por ndërkohë në botë po ndodhin gjëra që nuk kanë ndodhur kurrë. Për dikë në Shqipëri lexohet si pasiguri, për dikë tjetër si mungesë e patronazhit dhe për dikë tjetër si një pritshmëri se çfarë do të ndodhë realisht. Zgjedhjet në SHBA por edhe një lloj shthurjeje dhe dobësimi maksimal në BE dëshmojnë se Shqipëria ka vështirësi shumë të mëdha për të përballuar situatën e brendshme. Kjo varet shumë të paktën nga politika, nga frazeologjia politike, të paktën nga fjala, nga aleatët ndërkombëtarë. Pamja e tretë  çfarë është në prag të zgjedhjeve është se kemi një situatë paqësore. Akoma nuk janë zgjuar dhe shpresoj të mos zgjohen vrasësit, të mos zgjohen kriminelët të cilët bëjnë namin në kohë fushate, sepse kështu ka ndodhur gjithmonë. Është krijuar një situatë ekuilibri dhe mbytëse për pjesën negative të shoqërisë. Jetojmë në stabilitet dhe normalitet si gjithë vendet e tjera. /fjala.al/Ke.Ba

Të fundit

11 maji, KQZ mirëpret 19 delegacione ndërkombëtare për procesin e vëzhgimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka mirëpritur 19 delegacione nga Trupat e Menaxhimit Zgjedhor të vendeve të ndryshme...

Një ditë para zgjedhjeve, Rama takohet me vëzhguesit e OSBE

Teksa na ndajnë pak orë nga 11 Maji, dita e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, kryesocialisti Edi Rama ka zhvilluar një takim me vëzhguesit e...

Shqiptarët vendosin nesër/ Kur mund të dalin rezultatet nga numërimi i fletëve të votimit

Ilirjan Celibashi, Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve foli sot një ditë para zgjedhjeve se kur mund të dalin rezultatet e para nga numërimi...

I bëri pritë poshtë shtëpisë, i riu plagos me thikë policin

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e djeshme në Greqi pas plagosi me thikë një oficer të policisë pranë shtëpisë së këtij të fundit. Ngjarja...

Lejuan shtrimin e rrugëve në Belsh gjatë fushatës elektorale, Prokuroria ndalon 4 persona

Prokuroria e Elbasanit ka ndaluar 2 persona dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi ka dyshime se lejuan shtrimin e rrugëve në...

Lajme të tjera

Web TV