Më e lirë se të tjerat, vaksina e Oksfordit gati për mbrojtjen ndaj Covid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një vaksinë e koronavirusit, e zhvilluar në Mbretërinë e Bashkuar mund të parandalojë 70.4% të njerëzve që të marrin Covid-19, sipas të dhënave të reja.

Universiteti i Oksfordit dhe AstraZeneca njoftuan se vaksina e tyre është efektive në parandalimin e infeksionit dhe është treguar se funksionon në grupe të ndryshme moshe, përfshirë të moshuarit.

Sarah Gilbert, profesoreshë e vaksinologjisë në Universitetin e Oksfordit, tha: “Njoftimi sot na çon një hap më afër kohës kur mund të përdorim vaksinat për t’i dhënë fund shkatërrimit të shkaktuar nga Covid-19. Ne do të vazhdojmë të punojmë për të siguruar informacionin e hollësishëm për rregullatorët. Ka qenë një privilegj që të jem pjesë e kësaj përpjekjeje multi-nacionale e cila do të sjellë përfitime për të gjithë botën“.

Universiteti i Oksfordit tha se analiza e ndërmjetme nga prova e vaksinave në fazën e tretë tregon se efektiviteti 70% vjen nga kombinimi i dy regjimeve të dozave. Njëri ishte 90% efektiv, tjetri 62%.

Në një deklaratë, Profesor Andrew Pollard, drejtor i Grupit të Vaksinave të Oksfordit dhe kryeinspektor i Procesit të Vaksinave të Oksfordit, tha: “Këto zbulime tregojnë se kemi një vaksinë efektive që do të shpëtojë shumë jetë. Me interes, ne kemi zbuluar se një nga regjimet tona të dozimit mund të jetë reth 90% efektiv dhe nëse përdoret ky regjim dozimi, më shumë njerëz mund të vaksinohen me furnizimin e planifikuar të vaksinave”.

Kjo është vaksina e tretë që jep rezultate pozitive në shmangien e infektimit nga COVID, ndërsa më parë Pfizer dhe Modera njoftuan për 95% efektshmërie të vaksinës.

Megjithatë, vaksina e Oksfordit është thënë se do të jetë shumë më e lirë, më e lehtë për t’u ruajtur dhe më lehtë e qasshme në secilin kënd të botës, në krahasim me dy të tjerat. Nëse miratohet nga rregullatorët, ajo besohet se mund të luajë rol të rëndësishëm në luftimin e pandemisë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Crystal Palace turpëron Manchester United në “Selhurst Park”, Ten Hag drejt shkarkimit

Manchester United turpërohet nga Crystal Palace në javën e 36-të të Premier League-s. “Djajtë e Kuq”, të cilët udhëtonin...

Napoli humbet “rrugën” e fitores, Udinese merr një pikë të artë në fundin e sfidës

Napoli nuk di më si të fitojë. Në ndeshjen që mbylli javën e 35-të të Serisë A, skuadra e drejtuar nga Calzona nuk shkoi...

Flet fqinji i babit të Alma Arrazit: I kishte kërkuar ndihmë të atit pak ditë më parë

Azem Bushati babai i Alma Arrazit, 39-vjeçares e cila u vetëmbyt në lumin Buna së bashku me tre fëmijët e saj të mitur, banon...

“Vajza e brishtë e martuar me të fortin e lagjes”, gazetari i njohur zbulon detajet

Gazetari Ferdinant Xhaferri ka treguar në një emision televiziv shkaqet e mundshme të ngjarjes tragjike të ndodhur tre ditë më parë në Shkodër, ku...

Tragjedia në lumin Buna/ Reagon Fevziu: Fëmijës nuk ka të drejtë t’ja marrë jetën askush

Qyteti mikpritës e bujar i Shkodrës u zgjua nën kujën e lotëve, ku një nënë e re i dha fund jetës së saj dhe...

Lajme të tjera

Web TV