Shkelën rregullat antiCovid, gjobiten pronarët e 4 lokaleve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia ka vijuar me aksionin për respektimin e masave të ndërmarra anticovid, duke gjobitur 4 subjeke ku është konstatuar shkelje.

Bizneset janë gjobitur me 1 milionë lekë pasi kishin organizuar ceremoni mortore, festime me rastin e festave, si dhe njëri prej tyre është konstatuar i hapur pas orarit të lejuar.

“Si rezultat i kontrolleve, shërbimet e Policisë gjatë 24 orëve të fundit, kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë secilin, 2 subjekte në Krujë:

•Subjektin në pronësi të shtetasit S. RR., në fshatin Larushk, Krujë dhe subjektin në pronësi të shtetasit A. F., në Arrmeras, Krujë, pasi në kundërshtim me Aktin Normativ, u konstatuan duke organizuar ceremoni mortore.

Gjithashtu në Durrës, janë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë secili, 2 subjekte:

•Subjekti në pronësi të shtetasit K. P., i cili gjatë kontrollit u konstatua i hapur, jashtë orarit të përcaktuar për mbylljen e subjekteve.

•Në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, subjekti me menaxher shtetasin M. K., i cili me rastin e festave kishte organizuar një event, në kundërshtim me Aktin Normativ”, njofton policia.

Sakaq janë sekuestruar edhe kamerat e këtij subjekti, për të bërë të mundur identifikimin e personave pjesëmarrës në këtë event, të cilët do të ndëshkohen me masë administative për thyerjen e masave të mara për parandalimin e përhapjes së COVID-19./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Ndryshimi i skemës së tarifimit për furrat e bukës/ OSHEE kontrolle në çdo subjekt

Furnizuesi i Shërbimit Universal ka përcaktuar procedurat që duhet të ndjekin furrat e bukës, që prodhojnë edhe produkte pastiçerie...

Ë N D R R A . E . M A M Ë S

Artan Shkreli vjet mbasi ndërroi jetë Gjergj Kastrioti, aty nga 1533-shi, doli në Augsburg të Gjermanisë libri i Marin Barletit me titull: "Des Allerstreytparsten und...

Rama me bluzën e Forcave të Armatosura: Nesër prezantojmë nismën për ‘Shqipërinë 2030’

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku lajmëron se nesër në orën 10:00  do të prezantojë një nismë të re...

Momentet e fundit të Alma Arrazit, çfarë i tha kunatës pasi piu kafe me të?!

Prokuroria e Shkodrës në një njoftim zyrtar ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin Erdgys Arrazit, i cili është vënë në pranga për shkaktim...

J.Lo sjell tendencën e thonjve që duhet ta provosh patjetër

Edhe pse Jennifer Lopez ishte veshur yll, këtë radhë vëmendja është tek thonjtë e saj! Pas kapërcimit të stinëve, nga e kuqja e ndezur...

Lajme të tjera

Web TV