Gazmend Oketa: Përse nuk e plotëson Shqipëria kërkesën e NATO-s që buxheti i ushtrisë të jetë 2 për qind

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria u anëtarësua në NATO më 1 prill 2009. Sot kjo aleancë ka 30 shtete anëtare, por ajo që vlen të theksohet përveç synimit që ka NATO, është edhe buxheti që shtetet anëtare duhet të kenë për mbrojtjen. Kështu NATO ka vendosur që Shqipëria të ketë 2 për qind të buxhetit të shtetit të dedikuar mbrojtjes. Kjo nuk është plotësuar asnjëherë. Ditët e fundit ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka proklamoi në komisionin parlamentar të Sigurisë që buxheti i vitit 2021 do ishte 1.5 për qind e buxhetit të shtetit. Xhaçka tha se në vitin 2022 ky buxhet do ishte 1.75 për qind dhe në vitin 2023 do ishte 1.85 për qind. Po përse Shqipëria nuk e plotëson kushtin e NATO-s me 2 për qind? Ish-ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa tha për emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, se kjo është një shifër shumë e lartë.

-Do doja një përcaktim tuajin për mënyrën si është menaxhuar ministria e Mbrojtjes në qeverisjen e PS me dy zonjat e para në krye të kësaj ministrie, Mimi Kodhelin dhe Olta Xhaçkën, por edhe për atë që është debat lidhur me buxhetin e ministrisë së Mbrojtjes në kuadër si anëtare e NATO-s. Objektivi është 2% . Zonja Xhaçka ka deklaruar se për vitin 2021 do jetë 1.5% e PBB.  

-Është një çështje e cila për hir të së vërtetës është diskutuar vazhdimisht. Duhet ta pranojmë që për një vend si Shqipëria është një objektiv i rëndësishëm. Në kohën kur isha unë, duhet të tregohem i sinqertë përdoreshin edhe disa instrumente financiarë për ta bërë që të ishte afër 2%. Ka pasur një zë i cili normalisht nuk duhej llogaritur, i cili ishte zëri i pensioneve. Përfshiheshin edhe pensionet e ushtarakëve.

-A duhet të përfshihet te buxheti?

-Jo nuk duhet të përfshihet. Megjithatë duhet të jemi koshient që nëse e përkthen atë shifër në vlera absolute është shumë./Fjala.al/Ke.Ba 

 

Lexo edhe :  Dosja “Gërdeci” ish-ministri kundër ekspertëve: Nuk trajtoja municionet

 

Të fundit

Kush do të jetë Papa i ardhshëm sipas AI?

Inteligjenca artificiale ka bërë edhe një përpjekje tjetër për të parashikuar rezultatin e procesit famëkeq të fshehtë dhe të...

Egli Tako flet pas BBV, tregon si po shkon lidhja me Gjestin

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Egli Tako ka ndarë me publikun disa detaje për jetën e saj jashtë shtëpisë. Ne ‘Post Big Brother’,...

Gjesti dhe Laerti nuk mbahen, debat i fortë në studio! Aktori: Do Zoti mëson shqip!

Gjesti dhe Laerti janë përfshirë nën një debat në Post Big Brother VIP 4, pas deklaratave të bëra nga aktori në emisionin “Shqipëria Live”...

Çfarë simbolizonin qilimat persianë në funeralin e Papa Françeskut?

Kisha Katolike, duke ndjekur një traditë shekullore, vendosi qilima persiane nën arkivolin e Papa Françeskut. Çfarë simbolizojnë ato? Duke vendosur qilima persiane nën arkivolin e...

Aksidentohet ish konkurrentja e BBVA, ishte në makinë me vajzën 5 muajshe

Ish-konkurrentja e BBVA, Mikela Pupa ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm jo të mirë. Ajo ka bërë të ditur se këtë javë ka...

Lajme të tjera

Web TV