“Më mbajtën gjallë”, këngëtarja mesazh emocionues nga Infektivi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Artistja e madhe shkodrane Justina Aliaj e cila u shtrua në gjendje të rëndë në spitalin infektiv është drejt shërimit nga COVID.

Pas disa ditësh në terapi intensive ditën e sotme ajo ka rrëfyer ditët e vështira që kaloi. Ajo thotë se kishte një përjetim të tmerrshëm dhe i dukej sikur muskujt i shkëputeshin nga kockat.

Sëmundjen që më zuri e kam përballuar vështirë dhe keq sepse nuk e dija diagnozën. Kështu rrodhën ditët me temperaturën 39 e gjysmë dhe vazhdoi mjekimi. Kjo zgjati dy tre ditë në shtrat dhe ishte një përjetim i tmerrshëm me një këputje të jashtëzakonshme me një lodhje mendore të jashtëzakonshme dhe muskujt sikur ishin shkëputur nga kockat.

Isha pa shpresë. E vetmja shpresë ishte se më mbajtën gjallë doktorët. Nuk e harroj asnjëherë. Ata vinin dhe më thonin se ti do dalësh nga këtu e shëndoshë. Tritan Kalo vinte me atë sigurinë e tij për të dhënë shpresën se do dalësh mirë.

“Kam vetëm një apel për të gjithë popullin shqiptar, ata e dinë, e shohin, e kanë parë, shpresoj që nuk do e kalojnë këtë mënyrë, që na ka pllakosur në derë, ju lutem 1 mijë herë: Mos i hiqni maskat, maska sot është jeta juaj, mos provoni atë që provuam ne, ju mjafton eksperienca jonë”, shprehet ajo./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Turizmi, net-qëndrimet e të huajve në hotele u rritën me 32%, kryesuan italianët

Pavarësisht lëkundjes së lehtë që shënoi lëvizja e shtetasve në muajin e tretë të vitit, të dhënat e hoteleve...

Gjikondi: Berisha po shkon si “çeço” në SPAK, jo më si kaposh në ballkon

Pas zvarritjeve disamujore, dosja “Partizani” këtë të hënë kaloi për gjykim dhe ish-kryeministri Sali Berisha do të hetohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv”. Juristja...

KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftuar se ka marrë vendim në lidhje me procesin zgjedhor, duke urdhëruar numërimin fillestar të dy kutive të votimit që...

“Rruga për në burg ka nisur”/ Avokati paralajmëron fatin e Berishës

Për herë të parë në gjykatën e posaçme do të zhvillohet një proces gjyqësor ndaj një ish-kryeministri për akuzën e korrupsionit. Gjykata e Posaçme vendosi...

Fitoi mandatin e deputetit/ Erald Kapri: Vota e Diasporës cenoi fshehtësinë e votës

Erald Kapri do të jetë për herë të parë në Parlament dhe mandatin e mori duke garuar me Partinë Mundësia, që arriti të marrë...

Lajme të tjera

Web TV