Festat në kohën e Covid, 10 rregulla që duhen zbatuar në tryezë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Disa rregulla që duhen ndjekur për drekën e Krishtlindjeve, apo edhe të Vitit të Ri në këtë fundviti 2020 të shënuara nga pandemia Covid-19. Ai që i këshillon është Carlo Signorelli, profesor në spitalin “San Raffaele” në Milano, Itali.

Rregulli i parë është ai i distancimit: vendet në tryezë të jenë të ndara me të paktën një metër e gjysmë largësi, pasi ndërsa flisni dhe qeshni lehtësohet transmetimi nga ajri i koronavirusit.

Dhe pastaj: eliminoni përqafimet dhe mos shkëmbeni gota dhe peceta. E njëjta gjë vlen edhe për pjatat – nëse është vërtet e nevojshme, përdorni diçka që nuk bie në kontakt me to – dhe për lugët e pirunët: mos i përdorni tuajat për të marrë ushqim nga pjata e dikujt tjetër.

Ekziston edhe një rregull për ushqimet e mbetura: është gjithmonë më mirë t’i ngrohësh, për të vrarë viruset dhe bakteret do të duhet deri në 60 gradë, qoftë edhe për disa minuta.

Pastaj shmangni dorëzimin e telefonit te njëri-tjetri për të uruar. Hiqni këngët e Krishtlindjeve nga celulari për të shmangur çdo kontakt nga familjarët e tjerë.

Mos harroni që as peshqirët e duarve nuk duhen ndarë, mos harroni të ndryshoni ajrin: thjesht lini pak hapur dritaren për kohëzgjatjen e drekës ose darkës. /e.a/noa.al/

Këshillat anti-Covid

1 – 1.5 metra distancë mes vendeve në tryezë

2 – Nuk lejohen përqafime

3 – Mos shkëmbeni gotat

4 – Mos shkëmbeni pjatat

5 – Mos shkëmbeni lugët, pirunët e kartpecetat

6 – Ngrohini sërish ushqimet e mbetura para se t’i konsumoni

7 – Shmangni shkëmbimin e telefonave

8 – Shmangni këngët në telefona

9 – Mos shkëmbeni peshqirët e duarve

10 -Lini hapur dritaret për qarkullimin e ajrit./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Grabitën vilën e Brad Pitt, arrestohen katër të miturit

Policia e Los Angelesit ka arrestuar katër persona të dyshuar për thyerjen dhe grabitjen e shtëpisë së aktorit të famshëm, Brad Pitt. Autoritetet dyshojnë...

Lajme të tjera

Web TV