Video/ Si mund t’i përfitojnë barnat falas pacientët me Covid, mjeku i familjes sqaron procedurën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka publikuar një video shpjeguese se si qytetarët e prekur nga COVID19 mund të përfitojnë barnat falas sipas skemave të trajtimit të përcaktuara nga mjeku i familjes.

Në videon e publikuar Dr. Bujar Mema, mjek familje në Qendrën Shëndetësore Nr.9 në Tiranë, shpjegon hapat për përfitimin e barnave falas të pacientëve me COVID19.

Ne sapo biseduam me një paciente që kishte disa ditë me shenja që dyshohej për covid. E kishim referuar për të bërë dhe tamponin dhe na erdhi përgjigjia që personi, pacienti është me tampon pozitiv. Gjejmë pacientin në rregjistrin e banorëve. I japim statusin person me covid. Përcaktojmë stadin e të sëmurit dhe skemën e mjekimit që do të ndjekim me këtë të sëmurë”, shpjegon dr. Mema.

Pasi regjistrohet pacienti, gjenerohet receta elektronike. “Duke u nisur dhe nga kartela mjekësore e të sëmurit në lidhje me sëmundshmërit e mëparshme, në lidhje edhe me moshën, në lidhje edhe me klinikën, gjykojmë për dhënien e mjekimit përkatës, duke përfshirë në skemë edhe vitaminat, edhe antibiotikun, edhe qetësues për temperaturën.

Dhe pasi plotësojmë komplet recetën e të sëmurës, klikojmë dhe nxjerrim kodin e recetës së kësaj pacienteje. Pastaj duke komunikuar me pacienten i’a nisim kodin me telefon, me mesazh, ose nëse ska mundësi apo aftësi për ta kryer këtë veprim, nëpërmjet të afërmve të personit, ose nëpërmjet farmacive që ka më afër mund t’i nisim kodin e recetës dhe ilaçet më pas përfundojnë në shtëpinë e të sëmurës”, shpjegon dr. Mema.

Me vendimin e qeverisë mbulohen 100% dy skema mjekimi për pacientët e diagnostikuar me COVID19, për stadin e lehtë dhe të mesëm të sëmundjes. 1.2 miliarde lekë është financimi i vënë në dispozicion për trajtimin ambulator të qytetareve të diagnostikuar me COVID19./Bl.Ba/Fjala.al

Lexo edhe :  Sulmet ndaj emigrantëve/ Rama: U është kthyer mallkimi, sot ata janë jashtë parlamentit

Të fundit

Përplasen dy helikopterë, humbin jetën të gjithë personat që ndodheshin në to

Dy helikopterë privatë janë përplasur në Finlandë, duke lënë pas viktima. Të pesë pasagjerët e helikopterëve që u përplasën në...

Greqia padit Adidas për reklamën me Akropolin, shkelje e trashëgimisë kulturore

Autoritetet greke kanë nisur veprime ligjore pasi pamjet e një reklame të re të Adidas, ku Akropoli i shekullit të V p.e.s. shfaqet si...

Shqipëria në finalen e Eurovision/ Votoni ‘Zjerrm’, le ta çojmë atje ku e meriton

Nata finale e Eurovision, ku Shqipëria përfaqësohet me Shkodrën Elektronike dhe hitin ‘Zjerrm’ po përcjell emocione të veçanta në botën mbarëshqiptare. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe...

Opozita kontenstoi votat/ Celibashi nxjerrë blof Berishën: PD nuk ka sjellë asnjë provë

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se Partia Demokratike nuk ka paraqitur asnjë provë për të mbështetur pretendimet e saj mbi manipulimin e votave të ardhura...

Modë, muzikë dhe turizëm/ Vlora çel sezonin turistik me mbrëmje festive

Në një skenë gjigande të ndërtuar në shëtitoren Lungomare, pranë "Ujit të Ftohtë" Vlora çeli zyrtarisht mbrëmjen e sotme sezonin turistik. Çelja e sezonit u...

Lajme të tjera

Web TV