2 mineralet që ndihmojnë trupin të përballojë temperaturat drastike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Thuajse çdo gjë që ndodh jashtë trupit ndikon menjëherë edhe funksionet brenda të tij. E shembulli më i mirë për këtë është ngritja ose ulja drastike e temperaturave.

Siç dihet trupit nuk është në gjendjen e tij optimale kur kalon në ekstremitete të kushteve atmosferike. Vapa e verës në veçanti mund të jetë një problem për personat që vuajnë nga sëmundje të ndryshme kronike E njëjta gjë ndodh edhe për të gjithë personat e shëndetshëm, që mund të përjetojnë lodhje dhe drobitje fizike gjatë ditëve me shumë nxehtësi.

Mbajtja e temperaturës së trupit në vlerat e duhura është e rëndësishme për të gjithë shëndetin e tij. Me verën para dhe të nxehtin Afrikan që është vendosur prej kohësh në të gjithë kontinetin, duket se temperaturat e larta do të jenë një kërcenim për shëndetin edhe për disa muaj. Prandaj në këtë artikull AgroWeb.org, ju tregon disa mënyra të thjeshta se si mund t’a mbani temperaturën e brendshme të trupit në nivelet e saj normale edhe gjatë valës së të nxehtit.

Çfarë e ndikon temperaturën e trupit

Një pjesë e trurit e quajtur hypothalamus, është përgjegjëse për rregullimin e temperaturës trupore ideale që shkon mes 36-37 gradë Celsius. Kur temperaturat rriten, trupi automatikisht punon për të balancuar temperaturën e brendshme të tij. Kështu kryhen shumë procese të cilat e mbingarkojnë organizmin duke shkaktuar edhe pasoja apo efekte anësore. Lodhja dhe etja janë ndër të parat që vihen re pasi, trupi dehidratohet gjatë procesit të vetë ftohjes me anë të djersitjes. Kur trupi djersin më shumë nga sa duhet jashtë tij dalin shumë minerale të vlefshme për organizmin. Duke shkaktuar dhe probleme të tjera të mëvonshme për organizmin.

Lexo edhe :  Si të pastroni zorrën tuaj në mënyrë natyrale, përfitimet e detoksifikimit

Mineralet që ju vijnë në ndihmë

Teksa djersini nga trupi dalin minerale dhe elektrolide të nevojshme për një bashkësi procesesh që trupit i nevojiten. Duke filluar që nga qarkullimi i mirë i gjakut, rregullimi i pehashit apo funksionimit të mirë të muskujve. Pra, çdo gjë që ju ndihmon me energjinë dhe kryerjen e aktiviteve të përditshme. Ekspertët këshillojnë që gjatë ditëve të të nxehtit të madh të konsumoni shumë magnez. Mgnezi është një mineral që ndihmon më shumë se 300 reaksione biokimike të nevojshme për trupin.

Kaliumi është një tjetër mineral të cilit i duhet t’i drejtoheni për këtë problem. I domosdoshëm për shëndetin e zemrës, ndihmon organizmin të balancojë temperaturën dhe shumë funksione të brendshme të tij. Nivelet e ulta të magnezit dhe kaliumit japin ndjesinë e lodhjes dhe të drobitjes të trupit, dhe kur ato dalin nga trupi me anë të djersitjes mund të kthehen në një problem akoma më të madh. Kështu për të shmangur simptomat e vapës dhe për të qëndruar gjithnjë aktivë dhe energjikë sigurohuni të merrni magnez dhe kalium gjatë gjithë verës.

Ushqimet ku i gjeni

Për ushqime të pasura me magnez zgjidhni gjithnjë perimet jeshile si spinaqi,brokoli, sallatat apo lakrat e ndryshme. Një alternativë e mirë janë edhe frutat si fiqtë, bananet apo arrorët dhe e gjithë familja e bishatjorëve me në krye fasulet e zeza. Kaliumi jo shumë i ndryshëm nga magnezi gjendet me shumicë tek spinaqi, bananet, bishatjorët, patatet apo tek kungulli. Fokusohuni tek një dietë e pasur me perime, arrorë dhe bishtajorë në mënyrë që të arrini të përballoni siç duhet të nxehtin e madh.

Të fundit

Historike, një shqiptar në krye të Federatës Evropiane të Peshëngritjes

Astrit Hasani është zgjedhur president i Federatës Evropiane të Peshëngritjes (EWF) në kongresin zgjedhor të EWF të mbajtur në...

Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit në “Big Brother VIP Albania”

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol gjerësisht në rrjet si...

E Diela e Larit, historia dhe traditat e një kremteje

Në kalendarin liturgjik të Kishës katolike e Diela e Larit festohet një të diel para kremtimit të Pashkëve të Jezu Krishtit. Me të nis...

Spanjë/ Shirat e rrëmbyer shkaktojnë përmbytje në Lanzarote

Qindra shtëpi dhe rrugë në Lanzarote janë përmbytur, pas reshjeve të rrëmbyeshme që përfshiu ishullin Kanarie të shtunën. Qeveria e Lanzarote shpalli gjendjen e...

Jetëgjatësia varet nga mendimet tuaja, ja ç’thotë studimi

Hulumtimet e fundit kanë treguar se mentaliteti ynë dhe kujtimet pozitive nga fëmijëria mund të luajnë një rol të rëndësishëm në jetëgjatësisë dhe shëndetin...

Lajme të tjera

Web TV