Tri metoda për të shpëtuar flokët e dëmtuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Flokët e djegur dhe majat dyshe janë ndër problemet me të shpeshta me të cilat përballen femrat.

Zakonisht priremi të mendojmë që ky problem shfaqet vetëm në verë si pasojë e ekspozimit në diell dhe ujit të kripur të detit, por jo gjithmonë ndodh kështu, transmeton.net.

Më poshtë do t’ju njohim me 3 metoda natyrale mjaft efektive që trajtojnë flokët e djegur dhe majat dyshe.

Maskë me Aloe vera dhe vaj ulliri ekstra i virgjër:

Aloe Vera ushqen dhe rigjeneron flokët, parandalon rënien e tyre dhe nxit rritjen. Vaji i ullirit i bën flokët më të butë dhe luan një rol mbrojtës ndaj dëmtimit.

Përzieni 5 lugë çaji xhel Aloe Vera me 5 lugë çaji vaj ulliri. Njomni flokët paraprakisht me vaj ulliri dhe aplikoni maskën e krijuar nga rrënja deri tek majat.

Lëreni maskën të veprojë për 1 deri në 2 orë dhe më pas shpëlajeni kokën me ujë të vakët, shkruan “Living”. Në ujin që do të përdorni duhet të hidhni paraprakisht disa pika vaj esencial të pemës së çajit.

Maskë me majonezë dhe vaj ulliri:

Në një tas hidhni 3 lugë çaji majonezë, 3 lugë çaji vaj ulliri dhe 3 kapsula vitaminë E. Aplikojeni maskën nga mesi i flokëve deri tek majat.

Lëreni të veprojë për 1 orë dhe më pas shpëlajeni kokën me ujë të vakët dhe shampo bimore. Përsëriteni këtë procedurë 1 herë në javë dhe do të vini re përmirësim të dukshëm.

Maskë me mjaltë dhe vezë:

Ky kombinim është i mrekullueshëm për flokët e dëmtuar. Maska me mjaltë dhe vezë trajton majat e dyfishta dhe forcon flokët.

Përzieni dy kokrra vezë dhe dy lugë çaji mjaltë derisa të krijohet një masë homogjene. Aplikojeni maskën në të gjithë flokët nga maja deri tek rrënja dhe mbështilleni kokën me një qese plastike.

Lexo edhe :  Inteligjenca artificiale e Metës ka mbërritur në Evropë, por jo për të gjithë. Ja pse...

Lëreni maskën të veprojë për 5 orë dhe më pas shpëlajeni kokën me ujë të vakët./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

113 vite më parë ”Titanic”-u nisi udhëtimin e parë dhe të fundit

Më 10 prill 1912, ”Titanic”-u u nis nga Southampton, pak pas mesditës, duke nisur zyrtarisht udhëtimin e tij të...

Çifti Michelle – Barack Obama u përfolën për divorc, por si qëndron e vërteta?

Michelle Obama duket se prej kohësh është në qendër të thashethemeve që s’kanë as kokë e as bisht, por në fund të ditës, e...

FSHF i mbyll stadiumin Vlorës, ja çfarë ndëshkimi u mor për Tiranën pas fitores në derbi

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës së FSHF ka dhënë disa vendime pas incidenteve në ndeshjet e javës së kaluar. Vendimet e plota: KF Tirana, për sjellje...

Fushatë me paga, pensione e taksa/ Sa realiste janë premtimet e dy forcave kryesore ?

Programe realiste e jo premtime elektorale, paqe fiskale apo zbritje e taksave dhe mbështetje e shtresave në nevojë. 2 forcat politike vetëm pak javë para...

Kodrinat misterioze 2000-vjeçare të Amerikës

Nga Brandon Withrow - BBC/ Të ndërtuara nga një qytetërim misterioz që nuk la pas asnjë të dhënë të shkruar, këto struktura gjigante janë tani...

Lajme të tjera

Web TV