Ruçi, urim për Vitin e Ri: T’i lemë të treten kujtimet e një viti të thyer, në horizont po vijnë ditë të bukura

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e vitit të ri 2021. Ruçi uron që pas një viti të vështirë që lamë pas, le të jetë viti 2021 një vit normal, me shëndet, gëzim e mirëqenie për të gjithë.

Ai shprehet në mesazhin e tij se shqiptarët, ashtu si edhe gjithë njerëzimi, mbijetuam dhe po e mundim të keqen.

Pas një viti të vështirë që lamë pas, le të jetë viti 2021 një vit normal, me shëndet, gëzim e mirëqenie për të gjithë. 2020 u thye sa pa nisur mirë, për shkak të pandemisë që pushtoi globin. Pas dy muajve normal, dhjetë të tjerët ishin një sfidë e vështirë që ndodh njëherë në shekull.

Por shqiptarët, ashtu si edhe gjithë njerëzimi, mbijetuam dhe po e mundim të keqen. Ekonomia mbijetoi në saj të sakrificave të fermerëve, ndërtuesve dhe turizmit. Sistemi shkollor mbijetoi në saj të përkushtimit të mësuesve, nxënësve, studentëve e prindërve. Sistemi shëndetësor u bë avangarda e shërbimeve publike dhe shpëtoi mijëra jetë njerëzore, në saj të titanizmit të mjekëve e infermierëve, këtyre promethenjve të shëndetit. Për të gjithë shpreh sot mirënjohjen dhe urimet e mia më të përzemërta.

Dashuria njerëzore, solidariteti dhe humanizmi u shfaqën si rrallë ndonjëherë në historinë tonë dhe të njerëzimit. Të goditur, por të paepur; të mbyllur në vatrat familjare, por me zemra të hapura; të prekur në të ardhurat e kursimet, por jo në bujarinë tonë; të kufizuar nga kënaqësitë e jetës, por optimistë se po hyjmë në një vit që do të jetë i bukur sepse do të jetë normal. Le t’i lemë të treten kujtimet e vështirësive që kaluam dhe të gëzojmë se në horizont po duken ditë të bukura për të gjithë!”, shkruan Ruçi./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Air Canada pezullon fluturimet pasi stafi i kabinës hyn në grevë

Asistentët e fluturimit të Air Canada hynë në grevë të shtunën në mëngjes, pasi negociatat midis sindikatës së stafit...

Maks Velon e lidhën duar e këmbë, e torturuan nëpër birucat e diktaturës

Nga Kujtim Çashku Maks Velo nuk është Henry Moore shqiptar, por Henry Moore kishte një jetë tjetër tek artisti shqiptar Maks Velo, veç asaj që jetoi...

Aksident në Qafë Thanë, plagosen 3 persona

Një aksident është regjistruar pak më parë në aksin Prrenjas-Pogradec, në zonën e Qafë Thanës. Sipas të dhënave paraprake, në aksident janë përfshirë dy makina...

Eksperti i tregut imobiliar: Çmimet afër me tregun real, por shitësit presin janarin

Tregu i pasurive të paluajtshme në Durrës po përjeton një situatë të pazakontë. Çmimet e referencës janë tashmë afër atyre të tregut real, por...

“Shkelmin në fyt” portierit të Barcelonës, Muriqi e nis keq La Liga

Një startim sezoni aspak i mirë për Vedat Muriqin në ligën e parë spanjolle. Sulmuesi i Kosovës është larguar me karton të kuq për shkak...

Lajme të tjera

Web TV