Si u gjendën 55 sirianët në Gjirin e Vlorës?/ Gazeta Fjala zbulon dosjen e plotë. Hoteli ku strehoheshin sirianët në Tiranë në pronësi të Fatos Dusha, kunati i ish-konsulles së nderit të Indonezisë në Tiranë, Irma Kapllani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse nuk do shkonte në kohë një anije e rojes bregdetare, gomonia me 57 persona në bord do të ishte mbytur plotësisht, duke sjellë një tragjedi të përmasave si ajo e 9 janarit në 2004, ku humbën jetën 28 persona.

Gomonia është gjetur duke pluskuar në det rreth orës 22:00 të darkës dhe ndodhej pjesërisht e fundosur në pjesën e pasme të saj. Ndërkohë dallgët kalonin mbi njerëzit dhe fëmijët e mitur që ndodheshin në bord.

“Fjala.al, zbardh skemën e trafikimit të 55 klandestinëve sirianë dhe egjiptianë, nga brigjet e Vlorës në drejtim të Italisë, ngjarja e ndodhur në 9 janar 2021, pranë grykëderdhjes së Vjosës. Në këtë çështje që fatmirësisht nuk përfundoi në tragjedi, vijon të mbetet mister se si mundën të ikin dy trafikantët shqiptarë, të cilët kishin hipur gjatë operacionit të shpëtimit në bordin e anijes së rojes bregdetare. Sipas hetimeve të kryera dhe marrjes në pyetje të kapitenit të anijes dhe stafit të saj, ata kanë deklaruar se në bord ishin prezent dhe dy shtetas shqiptarë, të cilët nuk janë parë më në anije, sapo mjeti lundrues i është afruar portit detar. Për identifikimin e tyre, policia dhe prokuroria e Vlorës janë duke kryer hetime të mëtejshme, mbi faktin se si mundën të largohen nga anija dhe më pas nga zona e kalatës së portit detar Vlorë, dy trafikantët.

Skema e trafikut të klandestinëve

Nga hetimet e kryera është provuar se çdo klandestin ka paguar, 4 deri në 5 mijë euro tek trafikantët dhe komunikimet mes tyre, është realizuar nëpërmjet një numri të kodifikuar. Klandestinët kanë treguar se janë joshur nga një grup kriminal që organizon udhëtime nga Stambolli në Greqi dhe më pas në Tiranë, dhe për këtë udhëtim ka paguar secili një shumë prej 4 deri në 5 mijë euro. Çdo person zyrat i regjistronin me numra të veçantë kodikë dhe në këmbim u jepnin emigrantëve numra telefoni për komunikim, vetëm me anë të aplikacionit “Whats App”, që posedoheshin nga persona të tjerë, që kishin rolin e orientimit të udhëtimit të emigrantëve, duke i siguruar hotele, taksi e mjete të ndryshme të transportit.

Pas mbërritjes në Tiranë, emigrantët kontaktoheshin nëpërmjet telefonit dhe më pas fizikisht, duke i strehuar në hotele të ndryshme e shtëpi të braktisura. 55 emigrantët e kapur në bordin e gomones, kanë deklaruar se kishin hyrë në Shqipëri në muajin dhjetor dhe janë strehuar në disa hotele në periferi të Tiranës dhe në brendësi të saj. Një ndër hotelet ku janë strehuar ka qënë dhe hoteli në rrugën Him Kolli “All Stars”, në pronësi të Fatos Dusha, momentalisht i arrestuar.

Lexo edhe :  Rama në Athinë: Kam ardhur të çmallem me të zotët e barabartë të kësaj shtëpie

Në këtë hotel kanë qëndruar rreth 15 ditë dhe më pas, sërish me një fugon mallrash të mbyllur, janë dërguar në zonën e detit, me qëllim kalimin në Itali me gomone. Pasi kanë shkuar në zonën bregdetare aty janë shfaqur tre trafikantë shqiptarë me një gomone, ku 55 klandestinët kanë hipur në gomone.

Klandestinët kërkuan kthimin sërish në breg

Për gati 15 apo 20 minuta kanë lundruar dhe dolën në det të hapur. Por për shkak të dallgëve të mëdha dhe ngarkesës së madhe, gomonia ka pasur vështirësi për të ecur, duke future ujë. Klandestinët i kanë kërkuar, dy trafikantëve që të kthenin gomonen, por një gjë e tillë nuk mundësohej, pasi gomonia nuk mund të lundronte, pasi ishte mbushur me ujë.

Ndodhur në këto kushte dhe rrezikut të shtuar të mbytjes në det, dy trafikantët shqiptarë i kanë kërkuar klandestinëve që të kërkonin ndihmë në polici, duke telefonuar numrat e emergjencës së policisë. Sipas rrëfimit të tyre gomonia ka qëndruar për rreth 2 orë në det të trazuar deri në mbërritjen e anijes së shpëtimit, e cila i ka marrë në bordin e saj, ndërsa gomonia është fundosur plotësisht.

Si u zbulua hoteli në Tiranë

Policia e Vlorës ka mundur të zbulojë hotelin “All Stars” në Tiranë, pasi në telefonin e njërit prej klandestinëve është gjendur foto të ambienteve dhe një lokacion satelitor i këtij hoteli. Menjëherë një grup agjentësh kanë shkuar në hotel, duke bërë një kontroll, ku aty gjetën dhe 9 klandestinë sirianë të tjerë dhe më pas arrestuan pronarin e hotelit Fatos Dusha.

Fatos Dusha, kunati i konsulles së Indonezisë në Tiranë

Fatos Dusha momentalisht ndodhet në masën e sigurisë “arrest në burg”. Ai është kunati i Irma Kapllanit, ish-konsulles së nderit të Indonezisë në Tiranë. Njëherësh Fatos Dusha, ka nip, nga ana e gruas, Klodian Cirunën, njeriun e dënuar me 9 vite burgim për akuzën e “Mashtrimit me pasoja të rënda”, për shkak se ka mashtruar tre biznesmenë të ndërtimit, se do i nxirrte leje në bashku, pasi ishte mik dhe shok shumë i afërt me kryeministrin Edi Rama.

Të fundit

“Nuk e fsheh dot”- Çfarë po tregon Juli pak para “Prime-t” të sotëm?

Juli dhe Meritoni prej të shtunës janë në një televotim, ku publiku do të vendosë se cili do të...

Autobusi me punëtorë përplaset dhe del nga rruga, 8 të vdekur dhe mbi 50 të plagosur

Tetë persona humbën jetën dhe rreth 53 të tjerë u plagosën kur një autobus me punëtorë ferme u përplas me një automjet tip Ford...

Irlanda pritet të rrisë moshën e blerësve të duhanit

Irlanda pritet të rrisë në 21 vjeç moshën minimale të blerësve të duhanit, sipas një draft-legjislacioni të prezantuar të martën. Nëse finalizohet, ky do të...

Tragjedia në Shkodër/ Gazetarja zbardh detajet: Burri i bllokonte thirrjet në telefon

Vetëmbytja e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj të mitur në lumin Buna, ishte një nga ngjarjet më të rënda të raportuara në...

A i rrit ky lloj djathi shanset për kancerin e gjirit tek gratë?

Nëse dieta juaj ushqimore dominohet nga konsumi i djathit, me gjasë që ky artikull mund t’ju trishtojë. Sipas një studimi, ngrënia tepërt e djathit çedar...

Lajme të tjera

Web TV