A i ka lyer duart me gjak Balli Kombëtar? Përgjigjet Artur Roshi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mit’hat Frashëri e ka pranuar vetë që disa nga të Ballit Kombëtar i kanë lyer duart me gjak. Këtë e përmendi edhe kryeministri Edi Rama në fjalimin e  tij te Kodrat e Liqenit artificial gjatë ceremonisë së varrimit të Mit’hat Frashërit. Po a e pranon këtë gjë vetë Balli Kombëtar? Artur Roshi, kryetar i Partisë Balli Kombëtar Demokrat thotë se nuk kanë  qenë anëtarë të partisë Balli Kombëtar por simpatizantë që nuk kishin shumë lidhje.

A i ka lyer duart me gjak në raste të veçanta Balli Kombëtar gjatë Luftës së Dytë Botërore?

-Absolutisht jo!

-E ka thënë Mit’hat Frashëri.

-Nuk ka një dokument që e vërteton këtë.

-E ka cituar dhe Edi Rama në fjalimin e tij te Kodrat e Liqenit.

-Mit’hat Frashëri ka thënë që njerëzit që kanë qenë të organizuar dhe që kanë drejtuar frymën politike të organizatës nuk ka asnjë që të ketë përlyer duart me gjak. Mundt ë kenë qenë segmente të tjera që mund të kenë qenë simpatizantë por jo në strukturat drejtuese.

-Ja ka future kot Mit’hati?

-Jo, jo. Mit’hati ka thënë: Njerëz që na simpatizojnë ne mund të kenë  lyer duart me gjak. Por edhe kjo mund të justifikohet sepse nuk janë ata shkaku, ata janë pasoja. Shkaku kanë qenë komunistët.

/Fjala.al/Ke.Ba

 

Të fundit

Krimet zgjedhore/ Dumani, Çela dhe Celibashi takohen me ambasadorët e huaj në vend

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, i SPAK Altin Dumani dhe i Prokurorisë së Përgjithshme Olsian Çela kanë zhvilluar këtë të martë...

“Berisha, ‘Putin i vogël dhe qesharak’”/ Humbja e thellë, ajo parti do shkërmoqët më tej

Analisti Ilir Demalia komentoi zhvillimet e fundit në aspektin politik në vendin tonë, pas zgjedhjeve të 11 majit. Demalia tha se opozita nuk pranon...

A do tërhiqet PD nga kontrata e lobimit 6 milionë USD? Ja si përgjigjet Berisha

Teksa foli për atë që e quajti “farsë zgjedhore”, kreu i PD Sali Berisha u pyet nga gazetarët nëse PD do të tërhiqet nga...

U vra teksa ishte live në TikTok, Valeria Márquez u tradhtua nga shoqja e ngushtë?

Vrasja brutale e influencueses meksikane, Valeria Márquez, gjatë një transmetimi live në TikTok më 13 maj në sallonin e saj të bukurisë në Zapopan,...

Del në shitje shtëpia e Papa Leonit XIV!Ndodhet në Çikago, në ankand për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV, Papa i parë amerikan në histori, po del në shitje përmes një ankandi luksoz, pas një rritjeje...

Lajme të tjera

Web TV