Lidhje serioze, apo thjesht seks ? Ja çfarë ndryshoi pandemia tek çiftet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 

Nuk mund të mohohet që pandemia ka ndryshuar këndvështrimin për romancën mes njerëzve.

Për beqarët, puthjet e takimit të parë tani janë diçka e çuditshme dhe lidhja me një të huaj në një lokal duket si një koncept krejtësisht i huaj.

Ata që janë në një lidhje përballen me problemet e tyre, si p.sh. gjërat po ecin shumë shpejt, ndërsa shumë nisën bashkëjetesën gjatë karantinës. Por duket se pandemia ka shkaktuar një ndryshim tek beqarët.

Sipas hulumtimit të ri nga ‘Hinge’, aplikacion njohjesh, 53% e përdoruesve të anketuar thonë se tani janë gati për një marrëdhënie serioze afatgjatë. Për më tepër, një në tre prej tyre thanë ndjenjë se ka më urgjencë për të gjetur një partner dhe 59% zbuluan se janë bërë më mendjehapur se me kë duan të njihen.

Eksperti i marrëdhënieve, psikoterapisti dhe themeluesi i ‘The Relationship Paradigm’, Neil Wilkie, shpjegon këtë ndryshim: “Fokusi ynë ka ndryshuar nga një e ardhme ‘ndonjë ditë’ në kërkimin e diçkaje shumë më të menjëhershme dhe të qartë. Jemi nën një kërcënim të tmerrshëm dhe për të siguruar mbijetesën e specieve tona duhet të gjejmë një partner të përshtatshëm me të cilin të krijojmë familje. Nga ana tjetër kemi nevojë për siguri dhe gjetja e një partneri afatgjatë është rruga më e mirë për këtë”.

Sipas tij kemi një perspektivë edhe më të gjerë të asaj që duam nga jeta. Gjithashtu nga ana tjetër pandemia na ka bërë të ballafaqohemi me vdekshmërinë tonë.

Të fundit

Demokraci të helmuar si kërpudhat e zonjës Petterson

Nga Frrok Çupi Sapo Edi Rama zbriti në Vlorë dhe urdhëroi që ‘shteti lokal i Vlorës’ të çlironte hapësirat publike...

Pse Polonia po rikthen kontrollet kufitare me Gjermaninë dhe Lituaninë?

Polonia ka rivendosur kontrollet kufitare me Gjermaninë dhe Lituaninë mesnatën e së dielës, në një veprim që synon frenimin e migracionit të parregullt. Migrimi ka...

SPAK dhe GJKKO i liruan nga arresti, paçi fatin e Berishëve

Jakin Marena Në fillim ishte Sali Berisha ai që i dha fund ‘këngës’ së përditshme në majë të ballkonit të katit të tetë të pallatit të tij...

E bujshme! Real Madrid dhe PSG këmbejnë dy yje në merkato

Real Madrid dhe PSG do të përballen mes tyre të mërkurën në gjysmëfinalen për Kupën e Botës për Klube. Por përveç kësaj përballje në...

Arrestimi i Noizyt në Zvicër/ Stresi zbulon emrin: Ja kush e çoi në burg reperin

Pas raportimeve për arrestimin e reperit të njohur Noizy, ka reaguar menjëherë, Stresi.  Në një postim në Instagram, ai ka hedhur dritë mbi ngjarjen...

Lajme të tjera

Web TV