Mos çertifikimi i kandidatëve për deputetë/ Partitë në Kosovë ende asnjë ankesë për procesin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka thënë se deri në paraditen e sotme nuk ka pranuar asnjë ankesë të partive politike rreth procesit të certifikimit.

Të premten, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk certifikoi listat zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate, me këtë të fundit që s’e certifikoi as si parti politike. Arsye ishte moszëvendësimi i kandidatëve për deputetë që kanë problemem e ligjin.

Partitë që nuk janë të kënaqura me vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë kohë 24 orë për ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

“Ende nuk ka asnjë ankesë në PZAP, lidhur me moscertifikimin e disa subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre nga ana e KQZ-së”, ka thënë kryesuesi i sekretariatit të PZAP-it, për mediat në Kosovë.

Ndërsa Valmir Elezi nga KQZ-ja ka thënë se tashmë KQZ-ja ka njoftuar se të gjitha subjektet, e certifikuara, por edhe ato që u refuzuan, tashmë janë njohur me vendimin.

PZAP-ja në rast se merr ankesa ka afat tri ditë për t’u marrë me çështjen. Nëse më pas kandidati nuk është i kënaqur, ka prapë një ditë afat për ankesë në Gjykatën Supreme dhe Supremja ka tre ditë kohë për të dhënë vendimin.

 

Të fundit

“Latifi mbeti në penxhere”/ Rama ironizon LaCivitan: Mezi pret lekët e bufit për të ikur

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish kreun e PD Sali Berisha dhe këshilltarin amerikan Chris LaCivita. Teksa ka ndarë një...

Rama thirrje të punësuarve: Mos e hani karamelen e marrjes së rrogës në dorë

Nga takimi me fermerët në Cërrik për mbështetjen e deritanishme përmes skemave mbështetëse, kryeministri Edi Rama foli edhe për pensionet. Rama tha se brenda vitit...

Vera takon dimrin, temperaturat lëvizin deri në 10°C brenda ditës

Nëse të mërkurën  nxorrëm nga garderoba  bluzat me mëngë të shkurtëra  të premten duhet të rikthejmë xhaketat. Brenda tre ditësh  do të përjetojmë verën dhe ...

Gazetari komenton dasmën e BBV: Nuk do zgjasë, Egli ia ka nxirë jetën çdo mashkulli

Së fundmi në rrjet është komentuar martesa e çiftit të “BBVA4” Egli Tako dhe Gjestit, e cila u zhvillua brenda shtëpisë së Big Brother...

Izolohen në qeli 10 nga 40 emigrantët e Gjadrit; shkaktuan kaosin në kamp

Autoritetet kanë izoluar në qelitë e ndërtuara enkas 10 nga 40 emigrantët e akomoduar në kampin e Gjadrit, që tashmë funksionionon si një CPR,...

Lajme të tjera

Web TV