“ U evituan përmbytjet”, realizimi i mbrojtjes lumore dhe rruga e re e Kalasë së Beratit, Rama dhe Klosi inspektime: S’keni durim, prurjet e reja i doni menjëherë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Urën Vajgurore, ku ka inspektuar nga afër punimet për fazën e dytë të projektit e rehabilitimit të lumit Osum si dhe rrugën e re të Kalasë së Beratit.

I shoqëruar nga ministri Blendi Klosi, Rama ka parë nga afër punimet, si ka dhënë dhe porositë e tij për ngritjen e një pike agro-turistike në këtë zonë. Rama shkruan se ka nisur faza e dytë e projektit transformues që pas realizimit të mbrojtjes lumore në fazën e parë, ku është garantuar mospërmbytja e krejt zonës që ndodhte çdo vit.

“Ura Vajgurore, Berat – Ka nisur faza e dytë e projektit transformues që pas realizimit të mbrojtjes lumore në fazën e parë, ku është garantuar mospërmbytja e krejt zonës që ndodhte çdo vit, po vijohet me krijimin e një hapësire cilësore rekreative për të gjitha moshat, si edhe do të mundësohet më tej hapja e një pike të madhe të promovimit e të tregtimit të prodhimeve bio zonës”, tha Rama

Ministri Klosi tha se asnjë centimetër tokë nuk u përmbyt dhe ky sipas tij ka qenë një test i madh për punën që ka bërë bashkia.

“Asnjë cm tokë nuk u përmbyt nga reshjet e shiut, ky ishte dhe një test i madh për punën që ka bërë bashkia, sa i përket kanaleve. Por dhe mbrojtja lumore do të krijojë mbrojtje të jashtëzakonshme. Po punohet për ngritjen e një pike të madhe agro-turistike. Është me rëndësi që në hyrje të Beratit të ketë një ndalesë të madhe që t’ju shërbejë turistëve vendas dhe të huaj. Ajo do të jetë nga të dy anët e rrugës, që do të kërkohet dhe në nënkalim. Shpresojmë të jetë pika e parë e ndalesës për të gjithë ata që vizitojnë Beratin. Bashkia e Urës Vajgurore ka marrë një vendim që të quhet bashkia Dimal, ne jemi në fazën përfundimtare në parlament. Është me rëndësi që edhe pika turistike e Dimalit të jetë e aksesueshme nga turistët që hyjnë në këtë zonë”, tha Klosi.

Lexo edhe :  Shqipëria në BE në 2030? Kallas: Është e mundur, nëse bëhen ‘detyrat e shtëpisë’

“Është me rëndësi që të bëhet ajo pika e prodhimeve, pasi i jep një dimension tjetër të gjithë zonëz”, vijoi Rama.

Gjatë inspektimeve në rrugën e re e Kalasë së Beratit, Rama tha se ajo do ta ndryshojë cilësinë e kësaj oferte turistike.

“Rruga e re e Kalasë së Beratit do të ndryshojë krejtësisht cilësinë e kësaj oferte të rëndësishme turistike, duke mundësuar një akses të lehtë për makinat nga faqja e kodrës dhe çliruar përfundimisht prej makinave rrugën e brendshme këmbësore drejt Kalasë”, thotë Rama.

“I di  i di të gjitha këto po ju prurjet e reja nuk keni durim i doni të gjitha menjëherë. Ideja është që do ta rrisi shumë cilësinë brenda kalasë me pedonalen që do të vijnë të gjitha makinat këtej”, tha Rama. Duhet të fillojmë punën për atë sheshin e madh poshtë. Të hapet ai sheshi”, vijoi më tej kryeministri.

Ministri Klosi tha se kjo ka për të qenë një rrugë historike. “Ka për të qenë një rrugë historike”, tha Klosi.

Të fundit

Ky çift përfaqëson të gjithë njerëzit në Wikipedia!

Nëse 'një alien' kërkon në google Human në Wikipedia, çfarë përfaqësimi të specieve tona do të gjente? Me fjalë të tjera,...

Ngrohja globale/ Pse India po ngrohet ngadalë?

Kjo mund të jetë vera e tretë radhazi e Indisë me temperatura ekstreme dhe valë të nxehta shkatërruese . Megjithatë, nëse fokusohemi në temperaturat mesatare vjetore, shohim...

Si të hiqni merkurin nga peshqit

Peshku është i mirë për ju , për një listë të gjatë arsyesh që nuk do t'i rendisim këtu. Peshku, megjithatë, është gjithashtu plot me merkur, një...

Mjafton vetëm stërvitja në fundjavë për të qenë të shëndetshëm

Nëse nuk keni kohë gjatë javës, stërvituni në fundjavë: 150 minuta aktivitet fizik të përqendruar në një ose dy ditë ka përfitime të mëdha...

A është e ardhmja e sportit në fusha xhami?

Në Gjermani, fushat më inovative të lojës janë prej xhami dhe LED: ato shndërrohen në një ekran gjigant nën këmbët e atletëve për ta...

Lajme të tjera

Web TV