‘Asnjë rast me mutacionin anglez’, Silva Bino zbulon shtetin ku do të dërgohen mostrat për ekzaminim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rastet me mutacionin anglez të koronavirusit janë shënuar në shumicën e shteteve të botës.

Një rast u shënua sot në Maqedoninë e Veriut, duke iu afruar vendit tonë, i cili deri më tani, fatmirësisht nuk ka pasur raste.

Këtë e konfirmoi edhe Anëtarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Silva Bino.  Ajo pranoi se deri më tani nuk është identifikuar asnjë rast me variantin e ri të COVID. Bino u shpreh se janë hetuar disa raste për të cilat ka pasur indicie por kanë rezultuar negativë.

Bino theksoi se për çdo dyshim, mostrat do të dërgohen në Spanjë, pasi vendi jonë ka marrëveshje.

“Ne nuk mohojmë kategorikisht që nuk kemi raste të mutacioneve në vendin tonë. Ne kemi hetuar disa raste për të cilat kemi pasur indicie dhe nuk kemi gjetur. Përdorëm një metodë që të ndihmon në identifikimin e një virusi që nuk është i zakonshëm”,

“Ne nuk kemi kapacitetin që të testojmë në masë. Po testojmë akoma. Për çdo dyshim që kemi mostrat mund t’i çojmë në Spanjë sepse kemi një marrëveshje. Ne duhet të përpiqemi ta ndalojmë pandeminë. këtu ku jemi dhe të mos kemi më raste. Pati një lloj relaksi pasi filloi vaksinimi dhe u duk sikur epidemia iku. Por do duhet kohë që epidemia të ikë”, tha ajo

Të fundit

Ulet niveli në liqenin e Fierzës, ndikon mungesa e reshjeve dhe temperaturat

Aktualisht, niveli i ujit në Liqenin e Fierzës ka rënë në 279 metra mbi nivelin e detit, ndërsa prurjet...

“Globe”, teatri në Londër që u dogj si Feniksi dhe u rindërtua pas nje viti

29 Qershor 1613 Nga Leonard Veizi Ka ndërtesa që i përkasin qytetit ku janë ngritur, dhe ka të tjera që u përkasin shekujve. Ka skena që...

Ish-këshilltari i Trump: Bota po bëhet kërcënuese, boshti Kinë-Rusi është fuqizuar

John Bolton, ish këshilltari i presidentit amerikan Donald Trump paralajmëroi se bota po bëhet më e rrezikshme, ndërsa boshti Rusi-Kinë po fuqizohet. Në intervistën...

Bardhi kundër largimit të Berishës si kryetar: Nuk duhet zgjidhje mekanike

Gazment Bardhi është kundër largimit të Sali Berishës nga kryesimi i Partisë Demokratike. N ë një intervistë për emisionin Skedari Politik nga Ervin Koçi në...

1913 – Fillon Lufta e Dytë Ballkanike

Në vitin 1912, katër shtetet ballkanike — Serbia, Bullgaria, Greqia dhe Mali i Zi — formuan Lidhjen Ballkanike me qëllim të përbashkët: t’i nxirrnin...

Lajme të tjera

Web TV