Vaksinat e Pfizer/ Rama: Nuk dhurojmë dot për Kosovën, por ftojmë 50 mjekë për të bërë dy dozat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

1170 doza të Pfizer kanë mbërritur sot në Shqipëri. Kreu i qeverisë tha se brenda këtij muaji do të vijnë edhe 41 mijë dozat e tjera, sipas kontratës së nënshkruar me Pfizer.

Kreu i qeverisë tha se për shkak të ‘sekretit tregtar’, nuk e mbajmë dot premtimin për t’i dhuruar vaksina Kosovës.

“Është një luftë tregtare dhe politike e jashtëzakonshme. Ja kemi dalë të mos mbetemi në rrethin vicioz ku kanë mbetur shumë të tjerë. Ne nuk pritem COVAX. Kemi marrë zotim të ndihmojmë Kosovën, por rregullat strikte dhe kufizimet e forta që Pfizer ka vendosur, siç ishim strikt në mbajtjen sekret të vendit të origjinës për vaksinat që na u dhuruan, na e bën të pamundur të dhurojmë doza vaksinash. Por ama mund të ofrojmë vaksinim për një numër mjekësh nga spitali i Prishtinës, procesi do të bëhet këtu, në Shqipëri. Kur miqtë tanë të vendosin, ne jemi të gatshëm që t’i mirëpresim, si fillim 50 bluza të bardha nga spitali COVID i Prishtinës.”, tha Rama.

Me Pfizer Shqipëria ka lidhur një kontratë, në bazë të së cilës ngarkesa e parë do ishte 10 mijë e 530 doza me vlerë 12 dollarë/ doza, por sot erdhen vetë 1170 doza. Gjithsei Rama tha se brenda muajit do vijnë 41 mijë doza.

“Sot pritem 1170 doza nga Pfizër dhe brenda muajit, në javët në vijim, do vijnë edhe 41 mijë dozat.”, tha Rama.

Rama tha se shpresat për muajt e ardhshme nuk janë varrur vetëm tek Pfizer, pasi marrëveshja me AstraZeneca ësthë afër, kurse Shqipëria është në kontakt dhe me 4 vende si dhe me kompanitë e tjera farmaceutike që pritet të nxjerrin të tjera vaksina.

Të fundit

Horoskopi i ditës, 13 maj 2024

Dashi Hëna do jetë në të njëjtën linjë me Saturnin sot dhe do ju bëjë edhe më të mençur dhe...

Zbulohet faktori i ri që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ja për kë bëhet fjalë

Nëse do ta përfytyronit trupin tuaj si një makinë, zemra do të ishte motori. Zemra, një organ muskulor që ndahet në katër dhoma dhe me...

Njohja e pensioneve me Italinë, nga e hëna drafti diskutohet në komisione parlamentare!

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve do të diskutohet nga e hëna në  komisionet parlamentare. Drafti parashikohet të prezantohet...

Puka dhe Tropoja bëhen bashkë dhe dhurojnë një mbrëmje të paharruar në “Gëzuar me ju”

Në programin “Gëzuar me ju” ishin të ftuar këngëtarët e njohur të muzikës popullore Perlat Sheqeri, me origjinë nga Puka, dhe Arif Dushaj, nga...

Thuajse të gjithë po e lexojnë gabim takimin e Ramës!

Nga Alban Daci Disa e quajnë takim elektoral me patronazhitë që ndoshta është edhe e vërtetë! Disa thonë se Rama e mbushi stadiumin me autobuzë nga...

Lajme të tjera

Web TV