As maskë as distancim/ Shqiptarët ‘harrojnë’ Covidin, tejmbushin Liqenin Artificial

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndonëse infektimet dhe numri i vdekjeve Covid është rritur ditët e fundit, kjo nuk i ka penguar kryeqytetasit që t’i shkelin masivisht rregullat kundër virusit.

Ditën e sotme, duke shfrytëzuar edhe ditën me diell të ngrohtë, banorët e Tiranës janë dyndur te Liqeni Artificial.

Ashtu sikurse mund të shihet edhe nga këto foto të marra nga Ora News, qytetarët kanë qenë me qindra, pa respektuar distancën dhe një pjesë ma maska.

Në një kohë kur gjobat ndaj qytetarëve janë të përditshme për mbajtjen e maskës, duket pamje të tilla tregojnë një neglizhencë nga qytetarët dhe një mungesë kontrolli nga ana e institucioneve shtetërore.

Ditën e djeshme janë regjistruar 1089 raste të reja, ndërsa 15 qytetarë kanë humbur jetën.

Ndërsa në 4 spitalet COVID, po trajtohen 423 pacientë, 27 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.

Të fundit

Ekspertët bien dakord, ky është i vetmi model flokësh që mund t’i shkojë kujtdo

Brigitte Bardot ka frymëzuar gjenerata të tëra me klasin, pamjen dhe sharmin e saj. Aktorja franceze ka tipare dhe...

Bie me 90% numri i emigrantëve shqiptare në Britani

Me mbi 90 për qind rezulton të jetë reduktuar numri i emigrantëve shqiptarë që mbërrijnë në Britaninë e Madhe në mënyrë të paligjshme që...

Mos harroni çadrat/ Parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu me rrebeshe me në  pjesën e pare të ditës, pasdite kemi përmirësim. ...

Rama paralajmëron bizneset: Goditjet do të jenë drastike nëse nuk futeni në binarë

“Klasifikimi i bizneseve do të bëjë që bizneset do të rezultojnë korrekte nuk do të kontrollohen. Pra do të jenë në një fashë A të...

Rama: Krijojmë një forcë të re autonome të shkëputur nga ministritë

“Inspektimet. Sot është një pikë e dobët dhe pavarësisht përmirësimeve që janë bërë dhe sa më pak e ndjenin presionin e inspektorëve në raport...

Lajme të tjera

Web TV