Prostituta shqiptare tërhiqet zvarrë dhe goditet 5 herë me thikë, autori e vret në mes të ditës teksa ajo po priste klientët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prostituta shqiptare qëllohet për vdekje me thikë në mes të ditës në Itali, teksa ajo po priste klientët në trotuar. Ajo quhet Luljeta Heshta dhe është 47 vjeç.

Vrasësi e ka thirrur atë, pastaj e ka ndjekur, ku më pas e ka qëlluar 5 herë me thikë për vdekje. Kjo ngjarje ka ndodhur në mes të ditës në Pedriano, midis San Giuliano dhe Melegnano, ndërsa disa kalimtarë ishin dëshmitarë të ngjarjes.

Autori është larguar dhe është në kërkom nga policia. As arma e ftotë e vrasjes nuk është gjetur akoma. Gruaja për të paktën dhjetë vjet ndodhej në Itali dhe ishte mjaft e njohur në zonën ku ajo po ushtron prostitucionin për disa kohë. Ajo u sulmua në rrethrrotullimin, në hyrje të rrugës për në Pedriano, një fshat i San Giuliano Milanese, në një zonë, si Binasca dhe rruga për në Pedriano, ku prostitucioni në rrugë është i zakonshëm.

47 vjeçarja nuk arriti t’i shpëtonte sulmuesit të saj i cili e tërhoqi zvarrë për tokë dhe e goditi vazhdimisht me thikë në këmbë dhe shpinë, duke e lënë atë duke vdekur në tokë.

Të fundit

Zbulohet faktori i ri që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ja për kë bëhet fjalë

Nëse do ta përfytyronit trupin tuaj si një makinë, zemra do të ishte motori. Zemra, një organ muskulor që ndahet...

Njohja e pensioneve me Italinë, nga e hëna drafti diskutohet në komisione parlamentare!

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve do të diskutohet nga e hëna në  komisionet parlamentare. Drafti parashikohet të prezantohet...

Puka dhe Tropoja bëhen bashkë dhe dhurojnë një mbrëmje të paharruar në “Gëzuar me ju”

Në programin “Gëzuar me ju” ishin të ftuar këngëtarët e njohur të muzikës popullore Perlat Sheqeri, me origjinë nga Puka, dhe Arif Dushaj, nga...

Thuajse të gjithë po e lexojnë gabim takimin e Ramës!

Nga Alban Daci Disa e quajnë takim elektoral me patronazhitë që ndoshta është edhe e vërtetë! Disa thonë se Rama e mbushi stadiumin me autobuzë nga...

Shkëmbimet tregtare / Ja ç’po ndodh me eksportet e vendit tonë në 5 vitet e fundit

Mallrat “Made In Albania” që shiten në Greqi janë dyfishur përgjatë 5 viteve të fundit. Të dhënat e Instat tregojnë se gjatë vitit 2023...

Lajme të tjera

Web TV