Fico ngre alarmin: 77% e kapaciteteve spitalorë janë të zëna, shumica e të shtruarve janë të rinj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtoresha e ISHP-së Albana Fico ka bërë me dije se ka një shtim të rasteve të reja ditore të personave të prekur me COVID. Fico tha se aktualisht 77%  e kapaciteteve spitalore në spitalet COVID janë të zëna.

‘Mesatarja e rasteve ditore ka shkuar në 1080, pavarësisht numrit të rritur të testimeve, kemi një rritje të moshave nga 15-34 vjeç. Shpejtësia me të cilin po përhapet infeksioni, dhe të dhënat që kemi nga ISHP na tregojnë se kemi mundësinë e qarkullimit të mutacionit të ri të Covid. Duhet të jemi të qartë se respektimi i masave, puna online, mësimi përmes internetit dhe të gjitha masat e tjera të nevojshme. Edhe faktorët e tjerë si numri i të shtruarve në spitale dhe në terapi intensive, po vijojnë që të rriten. Mosha mesatare e shtrimeve në spitale është e ulur. Aktualisht 77% e kapaciteteve në spitalet COVID janë të  zëna. Ne kemi masa respektimi i të cilave është parësor i atyre që kemi pasur. Pavarësisht masave të reja duhet të jemi të qartë se respektimi i masave, distancimi fizik, duhet të zbatohen dhe të gjithë bashkë.’- tha Fico.

Të fundit

Berisha në burg?/ Shpërthen Ngjela: Është në hall të madh, partinë do ta marrë…

Ditën e sotme i ftuar në një emision televiziv ishte i ftuar avokati Spartak Ngjela i cili ka folur...

Marrëzia e Donald Trump, që do t’i turpërojë Shtetet e Bashkuara

Më shumë se pesëqind vjet më parë, Machiavelli, filozofi i praktikës politike dhe republikanizmit modern, sugjeroi, në “Diskurset mbi Livy-in”, se “nganjëherë është veprim...

Tentuan të vidhnin një biznes, arrestohen dy skifterët ‘serialë’ në Vlorë

Dy persona janë vendosur në pranga nga policia e Vlorës pasi tentuan të vidhnin një biznes në në lagjen “24 Maji”. Vlorë-Dy persona janë vendosur...

Skolioza, pse po shtohen rastet? Specialistët rendisin shkaqet

Lakimi i shtyllës kurrizore, i njohur si  gjithnjë e më shumë po prek fëmijë e të rritur. Mungesa e aktivitetit fizik, qëndrimi i gabuar për...

Detaje nga zjarri në Spitalin Psikiatrik/ Pacientja i vuri flakën dyshekut në katin -1

Një incident ka ndodhur një natë më parë në shërbimin e Psikiatrisë. Shkak është bërë një paciente e cila ka qenë e shtruar më herët...

Lajme të tjera

Web TV