Vritet babai i këngëtares së njohur, 64-vjeçari ndërron jetë në spital

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Babai i Nicki Minaj është vrarë nga një shofer i papërgjegjshëm në New York.

Në një deklaratë policia thotë se Robert Maraj ishte duke ecur përgjatë një rruge në Long Island të Premten mbrëma kur u godit nga makina.

Pasi aksidentit shoferi u largua nga vendi i ngjarjes, 64-vjeçari u dërgua në spital ku u shpall i vdekur të nesërmen.

Zyrtarët nga Departamenti i Policisë së Qarkut Nassau thonë se “hetimi po vazhdon”.

Reperja e njohur nuk ka thënë asgjë publikisht akoma.

Një zëdhënës i policisë konfirmoi për AFP se 64-vjeçari ishte babai i saj.

Reperja emri i vërtetë i së cilës është Onika Tanya Maraj-Petty, lindi në Trinidad dhe Tobago dhe u rrit në lagjen Queens të New York City.

Ajo është nominuar për 10 Grammy, fitoi pesë MTV Video Music Aëards dhe theu rekordin për më shumë hyrje në Billboard Hot 100 nga një artiste solo femër.

38-vjeçarja kohët e fundit i pagoi 450,000 dollarë këngëtares Tracy Chapman për të zgjidhur një mosmarrëveshje për të drejtat e autorit pasi mori një nga këngët e saj.

 

Të fundit

“Hirushja” e Champions League, Dortmund mposht PSG dhe shkon në finalen e lavdishme

Borussia e Dortmundit shuan ëndrrën e PSG-së për të prekur për herë të dytë në histori finalen e Championsit....

TikTok padit SHBA për të bllokuar ligjin që mund të ndalojë platformën e mediave sociale

TikTok dhe kompania e tij mëmë kineze ByteDance po padisin SHBA-në për një ligj që do të ndalonte aplikacionin e njohur të ndarjes së...

“Pse nuk dole pas Romeos”, banorët e ‘bëjnë për ujë të ftohtë’ Heidin, ja si përgjigjet

E vënë përballë pyetjeve të banorëve dhe opinionistëve, Heidi u shpreh se në ato momente ishte e trishtuar dhe e mendoi të dilje, por...

Histeria në Tiranë, pas një horrori në Shkodër!

Nga Ylli Pata Jemi tre ditë pas një ngjarje të tmerrshme në Shkodër. Ku Alma Arrazi dhe tre fëmijët e saj janë mbytur në ujrat...

Hyri në apartament për të vjedhur, hajdutin e zë gjumi në krevatin e pronarëve

Një 19-vjeçar, i cili hyri në një apartament në qendër të Romës për të vjedhur, nuk ia ka dalë. Në fakt, ai kishte mbushur një...

Lajme të tjera

Web TV