EMRAT/ Nëna u hodh për të mbrojtur djalin 23 vjeç dhe u plagos, detaje nga ngjarja në Durrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dalin në dritë detaje të reja lidhur me ngjarjen që ka tronditur sot qytetin bregdetar të Durrësit. Në lagjen nr.12 ndodhi një konflikt banal mes dy familjeve fqinje, për një vend parkimi.

Mësohet se në fillim 23-vjeçari Flamur Çerma ka shkuar për të parkuar makinën, por është konfliktuar me Zyber Jubën. Ata në fillim bënë fjalë dhe u kapën fizikisht, më pas sherri agravoi në përdorimin e sendeve të forta.

Më pas 45-vjeçari Zyber Juba ka marrë armën tip pistoletë dhe ka qëlluar, ndërkohë që nëna e tij Valbona Çerma është hedhur për të mbrojtur të birin dhe të dy janë plagosur në këmbë. Falë ndërhyrjes së policisë është bërë e mundur dhe ndërprerja e përshkallëzimit të konfliktit, që mund të kishte pasoja të rënda, në njerëz. Autori është arrestuar në flagrancë.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 23.02.2021, rreth orës 20:10, në lagjen nr.12, Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta (për vende parkimi), fillimisht me sende të forta, shtetasi Z.J, rreth 45 vjeç, ka plagosur  me armë zjarri në këmbë shtetasin F. Ç., rreth 23 vjeç.

Si pasojë e të shtënave është plagosur në këmbë dhe  shtetësja V. Ç., rreth 45 vjeçe, ( e ëma e shtetasit F. Ç.,),  e cila ndodhej në momentin e konfliktit dhe është dërguar në spital nga shërbimet e Policisë dhe ndodhet bashkë me djalin  nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar shtetasi Z. J., është shoqëruar menjëherë në ambientet e Policisë Durrës për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit

Nesër protesta para bashkisë Tiranë, policia njofton masat, ja rrugët që do të bllokohen

Nesër 14 maj do të zhvillohet protesta e radhës e opozitës dhe “Aleancës për Teatrin” para bashkisë Tiranë lidhur...

Pasagjerët të alarmuar/ Ndalon për disa orë treni në Japoni, shkak një gjarpër

Një tren në Japoni u ndal për një orë pasi pasagjerët raportuan se kishin parë një gjarpër Një tren në një linjë të ngarkuar në...

Çfarë ndodhi me vaksinat Astrazeneca? Mjeku Alimehmeti tregon faktet shqetësuese

Për mjekun Ilir Alimehmeti shumë shpejt gjatë përdorimit të Astrozenecës u diskutua tromboza dhe në fillim u mundua që të fshihej si gjë. Në një...

Elton Deda kritikë të ashpër Eurovision: Nuk gjeneron asgjë profesionale

Elton Deda njihet si një njeri që nuk ngurron t’i shprehë kritikat artistike. I ashpër ka qenë në kritikën e tij edhe ndaj Eurovision, duke...

Pse turizmi nuk po rrit konsumin në Shqipëri?

Nga buka te makaronat, orizi, vaji i lulediellit, birrat, preparatet larëse deri te baret dhe restorantet, si shfaqet ecuria e konsumit? Sa arriti ta...

Lajme të tjera

Web TV