Kombëtarja e femrave vazhdon “zborin” në Ulqin, 23 futbolliste kuqezi, nën urdhërat e Grimës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

23 futbolliste kuqezi, një javë grumbullim nën urdhërat e trajnerit Grima. Që prej ditës së diel, Kombëtarja shqiptare e femrave vijon të jetë e grumbulluar në Ulqin, nën urdhrat e trajnerit kuqezi, Armir Grima. Trajneri Grima ka ftuar në këtë grumbullim 23 futbolliste, ku 21 prej tyre janë pjesë e ekipeve shqiptare të futbollit, ndërsa janë ftuar edhe mbrojtësja Albina Zyba, e cila aktivizohet në skuadrën e FC A&N Prizren, pjesë e kampionatit të Kosovës, por edhe mesfushorja Luana Zajmi, e cila militon në radhët e ekipit të Promurjes, klub i kampionatit slloven të futbollit të femrave.

Në një prononcim të shkurtër në linjë telefonike, trajneri kuqezi i femrave u shpreh se qëllimi i këtij grumbullimi është për të parë gjendjen e lojtareve si dhe për të evidentuar futbolliste të cilat do të jenë të gatshme për të qenë pjesë e Kombëtares në të ardhmen. “Sigurisht ne e kemi planifikuar prej kohësh këtë grumbullim, pasi në mungesë të veprimtarive ndërkombëtare për këtë periudhë është e rëndësishme që të shohim gjendjen e skuadrës dhe lojtareve në veçanti, – ka thënë Grima.

Më tej, ai ka shtuar: “Përveç disa futbollisteve që kanë qenë vazhdimisht pjesë e kombëtares A, ne kemi ftuar edhe disa të reja, që aktivizohen në kampionatin shqiptar, në mënyrë që të mund të përzgjedhim edhe elementë cilësorë për të ardhmen.” Kombëtarja shqiptare e femrave do të vijojë të qëndrojë e grumbulluar në Ulqin deri ditën e diel, më 28 shkurt, duke përmbyllur kështu grumbullimin 7-ditor të planifikuar.

Të fundit

Autobusi me punëtorë përplaset dhe del nga rruga, 8 të vdekur dhe mbi 50 të plagosur

Tetë persona humbën jetën dhe rreth 53 të tjerë u plagosën kur një autobus me punëtorë ferme u përplas...

Irlanda pritet të rrisë moshën e blerësve të duhanit

Irlanda pritet të rrisë në 21 vjeç moshën minimale të blerësve të duhanit, sipas një draft-legjislacioni të prezantuar të martën. Nëse finalizohet, ky do të...

Tragjedia në Shkodër/ Gazetarja zbardh detajet: Burri i bllokonte thirrjet në telefon

Vetëmbytja e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj të mitur në lumin Buna, ishte një nga ngjarjet më të rënda të raportuara në...

A i rrit ky lloj djathi shanset për kancerin e gjirit tek gratë?

Nëse dieta juaj ushqimore dominohet nga konsumi i djathit, me gjasë që ky artikull mund t’ju trishtojë. Sipas një studimi, ngrënia tepërt e djathit çedar...

“Vota e emigrantëve”, nisin bisedimet/ Gjiknuri: Kemi zgjidhje konkrete

Politika po avancon në debatin mbi mundësimin e votës së diasporës për 2025, sikundër e kërkon dhe Gjykata Kushtetuese, por kur vjen moment për...

Lajme të tjera

Web TV