Vrasja e gazetares investigative, biznesmeni pranon se është fajtor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vincent Muscat është deklaruar fajtor për vrasjen e gazetares investigative malteze Daphne Caruana Galizia. Galizia u vra në Maltë më 16 tetor 2017 në një sulm me makinë bombë dhe vrasja e saj tronditi vendin.

Muscat është një nga tre personat e akuzuar për vendosjen e bombës por fillimisht ishte deklaruar i pafajshëm dhe mendohet se ai mund të ketë arritur në një ujdi për pranimin e fajit me Prokurorin e Përgjithshëm.

Megjithatë sipas Times of Malta vëllezërit George dhe Alfred Degiorgio janë deklaruar të pafajshëm. Gazetarja e ndjerë Caruana Galizia pretendonte korrupsion në nivelet më të larta të qeverisjes në vendin e vogël ishull mesdhetar dhe për shumë ajo njihej si versioni grua i WikiLeaks. Gazetarja investiguese kishte luftuar me dhjetëra padi shpifje dhe ishte arrestuar dy herë.

Në një deklaratë familja tha se një person i cili pranoi përfshirjen në vrasje “mohoi të drejtën e saj për të jetuar dhe për të shijuar familjen e saj. Vrasja makabre e Daphne Caruana Galizia ishte e qëllimshme dhe duhej të ishte parandaluar. Viktima ka paguar me jetën e saj dhe familja e saj po vuan humbjen e personit të dashur,” tha familja në një deklaratë.

Për vite, me radhë investigimet ishin bllokuar por në 2019 disa ministra të qeverisë, përfshirë edhe Kryeministrin Joseph Muscat, dhanë dorëheqjen pas ngritjes së dyshimeve për përfshirjen e tyre me personat e akuzuar për vrasjen e saj. Biznesmeni Yorgen Fenech u arrestua në vitin 2019 ndërsa po arratisej në një jaht.

Të fundit

Monedhat e huaja nuk dalin nga “humnera”/ Kursi i këmbimit, 14 maj 2024

Sot, më 14 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 92.8 lekë dhe shitet 93.7 lekë. Euro sot...

Mos harroni çadrat/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Vendi ynë parashikohet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarkun Korçë, ndërsa në qarqet...

Sa operacione cezariane mund të përballojë një grua për lindjen e fëmijëve?

Disa gra lindin në mënyrë natyrale, kurse disa gra tjera lindin me prerje Cezariane. Secila foshnje vjen në këtë botë në mënyrë të ndryshme. Gratë...

Horoskopii ditës, 14 maj 2024

DASHI Tregohuni të kujdesshëm për gjërat e mbetura pa thënë në dashuri, sepse ato mund të prishin një marrëdhënie. Në punë gjithçka po shkon mirë...

Apple pranë marrëveshjes me OpenAl, ChatGPT do të integrohet në Iphone

Sipas Mark Gurman të Bloomberg, Apple është afër finalizimit të marrëveshjes me OpenAl që do të shtoë ChatGPT-në në iPhone përmes iOS 18. “Apple po...

Lajme të tjera

Web TV