Trajneri i skuadrës së Dinamos, Françesko Moriero dhe zv. Trajneri, Fabricio Mikoli janë larguar nga klubi i kryeqytetit vetëm dy muaj pasi morën detyrën.
Lajmin e ka njoftuar vetë Moreiro, i cili shkruan në rrjetin e tij social që nuk do të jetë më në stolin e Dinamos.
“Mister Francesco Moriero, Fabrizio Miccoli, Christian Parabita, në ditën e sotme, japin dorëheqjen e tyre nga detyra, respektivisht nga ajo e trajnerit, zëvendës trajnerit dhe përgatitësit atletik. Misteri dhe gjithë stafi teknik falenderojnë lojtarët për entuziazmin që kanë treguaj në këto dy muaj. Atyre ju urojmë sa më shumë fat në livelin futbollistik dhe njërëzor. Një falënderim shkon edhe për qytetarët dhe tifozët e Dinamos për mikpritjen e dhënë në këto pak muaj.” shkruan ai.