Veliaj ironizon Bashën: Kukull në duart e Metës, nuk voton dot as veten sepse i ka skaduar karta e identitetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi Politik i PS-së në Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, e ka cilësuar kreun e PD-së Lulzim Basha, si një kukull në duart e Ilir Metës.

Më tej Veliaj tha gjatë një takimi me sipërmarrës në Rrogozhinë, se Basha nuk voton dot as për veten e tij në 25 Prill sepse i ka skaduar karta e identitetit.

“Imagjino të kesh një lider që fle gjumë, që zgjohet në orën 11 dhe që e trajtojnë si kukull. Se ç’punë kishte Lul Basha t’i vinte mbrapa Ilir Metës për një zyre partie 300 mijë lekë, ku ishte lideri? Është i dobët! Se kur nuk të voton as gruaja jote, nuk je lider i forte. I skadon karta dhe nuk voton dot as për veten. Tani kërkon shtyrjen e afatit të kartave. Do ta bëjmë shtyrjen e afatit, por ne mendonim se do e bënim për popullin, jo për këtë që do kandidojë për kryeministër pa kartë, pa patentë.-tha Veliaj.

Ai i bëri thirrje komunitetit të Rrogozhinës që të mendojnë për interesin e tyre dhe të ardhmen e fëmijëve, jo për njerëz që duan të rikthejnë të shkuarën.

“Partitë e tjera ofrojnë të shkuarën, rikthimin e Saliut, Fatmir Mediut, të Shpëtim Idrizit, të Dules, njerëz që nuk i lidh asgjë. Monarkisti me republikanin, PDIU me partinë e grekëve – nuk i lidh asnjë gjë, i lidh vetëm interesi për karrige. Ndërsa ne këtu na lidh interesi për Rrogozhinën, për familjet tona dhe për të gjithë qarkun e Tiranës”, theksoi Veliaj.

Të fundit

U përfshi në një konflikt, vritet me armë zjarri polici në Baltëz të Fierit

Vritet me armë zjarri polici në Baltëz të Fierit. Mësohet se polici është përfshirë në një sherr të momentit. Deri...

Zbuloni sa është pasuria e Dua Lipës

Dua Lipa është këngëtare dhe kompozitore me origjinë shqiptare, e cila ka pushtuar botën me muzikën e saj. Ajo u bë e njohur në...

Aktori Rezart Veleshnja bën komentin ofendues për gruan e Salsano Rrapit

Aktori Rezart Veleshnja mesa duket nuk e harron kollaj debatin që ka pasur me Salsano Rrapin. Në një video që po qarkullon në TikTok, aktori...

Duka: “Final 4 i shërben garës dhe konkurrencës, uroj të fitojë më i miri”

Përpara hedhjes së shortit të “Final 4”, që do të përcaktojë skuadrën kampione të Shqipërisë në sezonin 2023/2024 për herë të parë në këtë...

Sevdari kthehet në detyrë/ Shteti duhet t’i kthejë pagat që prej përjashtimit në 2019

Antoneta Sevdari është paraqitur këtë të hënë në Prokurorinë e Tiranës për të marrë detyrën e prokurores pas vendimit të Kolegjit të Posaçëm të...

Lajme të tjera

Web TV