Ja gjendjet shëndetësore që shkaktojnë dhimbje në stomak menjëherë pas ngrënies

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjëja e fundit që do donit pasi keni shijuar një vakt të shijshëm është dhimbja e barkut, por që është e pashmangshme. Një nga arsyet është disepsia, një fjalë më e moderuar për mostretjen. Dispepsia shkakton dhimbje abdominale dhe fryrje. Sipas ekspertëve, një në katër njerëz përjetojnë dispepsi në një moment. Ndërsa mostretja është për një kohë të shkurtër dhe të shpejtë, ju mund të keni dhimbje stomaku pasi ngrënies për disa arsye shëndetësore. Këto janë 4 gjendjet shëndetësore që shkaktojnë dhimbje në stomak menjëherë pas ngrënies:

Sëmundja e refluksit gastroezofageal 

E njohur ndryshe dhe si GERD, është një gjendje e cila ndodh kur acidi irriton mburojën e ezofagut, duke shkaktuar djegie dhe dhimbje stomaku gjatë

procesit të përpunimit të ushqimit, thonë ekspertët. Ka shumë mundësi që ju të vuani nga GERD nëse pëlqeni ushqime të nxehta ose pikante, pasi lejon dërgimin e acidit në ezofag. Nëse mendoni se vuani nga GERD, përpiquni të mos konsumoni ushqime pikante, kafeinë dhe alkool. Konsultohuni me mjekun nëse përsëri keni probleme.

Sindroma e zorrës së irrituar

Sindroma e zorrës së irrituar është një çrregullim që shkakton dhimbje në stomak, gazra, diarre dhe kapsllëk, si dhe dhimbje pas ngrënies. Nëse keni dhimbje stomaku dhe vuani nga kapsllëku ose diarreja, është mirë të kontrolloheni nga një mjek i specializuar.

Sëmundja celiake

Sëmundja celiake është reaksion imun ndaj konsumimit të produkteve gluten dhe ndikon në mënyra të ndryshme. Në këtë rast kemi probleme me zorrën e hollë pas konsumimit të glutenit. Personat të cilët janë jo tolerant ndaj glutenit, mund të kenë diarre ose gazra.

Vuani nga ulcera

Nëse keni gjithmonë dhimbje pas ngrënies, dhe vuani gjithashtu nga anemia, keni të përziera, probleme me kalimin e ushqimit, gjakderdhje në jashtëqitje dhe keni rënë shumë në peshë, të gjitha këto shenja mund të paralajmërojnë se jeni duke vuajtur nga ulcera. Ndonjëherë, dhimbjet janë kalimtare, por nëse janë të vazhdueshme dhe pas çdo vakti, është mirë të konsultoheni me një mjek.

Lexo edhe :  OBSH: Shqipëria me numrin më të ulët të mjekëve për banorë në Europë më 2020

/revista living

Të fundit

Vuani nga tensioni i lartë? Ja sa kafe duhet të pini në ditë

Njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut duhet të tregojnë kujdes me kafenë sepse ajo mund të...

Spanja aplikon rregulla strikte për influencuesit në rrjetet sociale

Qeveria spanjolle ka vendosur një sërë kriteresh dhe rregullash për të përcaktuar veprimtarinë e të ashtuquajturve “influencues” në rrjetet sociale. Ndër detyrimet të cilave do...

Për ata që paradite bërtasin “në burg, qeni” dhe pasdite ulërasin “poshtë SPAK”

Nga Elisa Spiropali Unë nuk kisha ndërmend as të replikoja, as të flisja pasi përgjithësisht deputetët i janë përmbajtur rendit të ditës edhe po vijojnë...

“Arrestimi u nis tre herë”, habit Arian Curri: Shpëtova Metën dhe Kryemadhin nga burgu

Analisti Arjan Curri ka deklaruar se arrestimi i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit është përgatitur nga SPAK, por është shtyrë për shkak të dekonspirimit...

Marrëdhënia Rama-Veliaj, Arian Çani: Ja çfarë di unë pasi shkoi në SPAK

Gazetari Arian Çani komentoi vizitën e kryeministrit Edi Rama në Bashkinë Tiranë me rastin e dhënies së titullit Qytetar Nderi për Ali Ahmetin. Teksa kjo...

Lajme të tjera

Web TV